NJë mënyrë e thjeshtë për përgatitjen e mishit është ta përgatisni me karota. Pak përbërës për një vakt të shijshëm dhe të shëndetshëm njëkohësisht.
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 150 gr karota
- 3 lugë gjelle gjalpë
- 1 qepë
- 1 tufë majdanoz
- Pak sheqer
Përgatitja:
Prejeni mishin në copa të mëdha dhe vendoseni në një tenxhere me pak gjalpë. Kaurdiseni për disa minuta dhe më pas shtoni në të qepët e prera hollë.Gatuajini derisa ata të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë.
Hidhni më pas salcën e domateve, rregullojini me pak kripë, ujë të nxehtë dhe lërini të ziejnë për pak minuta.
Prejini karotat në copa mesatare dhe shtojini në tenxheren me mish.
Hidhni majdanozin e prerë dhe pak sheqer, përziejini që përbërësit të kombinohen dhe lërini në zjarr derisa të ziejnë plotësisht. //shije/