Për përgatitjen e kësaj gjelle për 4 persona ju duhen këta artikuj:

02

  • 6 pjesë të holla Proshutë
  • 1kg Biftek
  • 200gr Shampinjonë
  • 160gr Pashtetë Gjedhi
  • 2 Kokë Qepe të kuqe
  • 4 Karota
  • 1 Kofshë Pule
  • Verë e Bardhë
  • Vaj për Ushqim
  • Rozmarinë
  • Kripë dhe Piper i zi

 

Koha e nevojshme për gatimin e këtij specialiteti është 120 minuta!

Hapi i Parë: Biftekut hidhni kripë, piper dhe rozmarinë pastaj vëreni në zjarr të fërgohet ,në një tavë me vaj për ushqim.

Hapi i Dytë: Pjesët e proshutës renditni në tavolinë në formë të shtrirë njëra pranë tjetrës dhe sipër lyeni me pashtetën e gjedhit. Sipër shtresës së pashtetës vendoseni biftekun e fërguar duke e lyer sipër me pashtetë. Gjithë këtë masë mbështilleni me duar në formë të rolatit.

Hapi i Tretë: Kofshën e pulës shtypeni deri në fitimin e një shtrese të hollë mish pule. Në mes të saj vendosni rolatin e fituar më parë nga bifteku dhe proshuta. Tani sërish mbështilleni masën duke fituar sërish një rolat. Rolatit hidhni kripë dhe piper në të gjitha anët dhe vendoseni për fërgim në tavën me pak gjalpë të shkrirë.

Hapi i katërt: Karotat, qepën dhe shampinjonët e prerë në copa më të mëdha së bashku i vendosni në një enë për pjeke. Sipër tyre vendoseni mishin e fërguar duke i derdhur sipër edhe mbetjen e gjalpit në tavë, në të cilën është fërguar mishi më parë.
Tani mishin vendoseni në furrë për pjekje në një temperaturë prej 220 gradë.

Dekorimi: Mishin e pjekur largojeni nga furra, priteni në pjesë me trashësi 2cm dhe renditni në pjatën për servim. Anash pjatës derdhni perimet me të cilat është pjekur më parë mishi në furrë. Për dekorim, sipër vendosni edhe selino të grimcuara.

SHPËRNDAJE
ParaQofte me Presh dhe Lardh
PasGulash Ala Suska
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here