“Mirmëngjes Zonjushë!”- fjalët e zotërisë që më dhanë një mësim të mirë edhe pse emrin nuk ia mësova kurrë!

0
1

“Mirmëngjes Zonjushë! Në çfarë destinacioni më duhet t’ju vozisë sot?” Ky ishte dialogu im i parë mëngjesin e djeshëm. U përgjigja shumë shkurt.

“Në këtë adresë”,- i thashë shoferit i cili duhet thënë se nuk e priste përgjigjen time të ftohtë. Ishte po i njëjti zotëri që më kishte rastisur disa herë të më shoqëronte në punën e përditshme. Më duhej të nxitoja për një takim të rëndësishëm. Isha përgatitur shumë gjatë mbrëmjes por isha e bindur se rezultati nuk do të ishte i mirë. Shoferi, emrin e të cilit fatkeqësisht nuk munda ta mësoj, por është një nga zotërinjtë që punojnë në një nga kompanitë më të njohura në Tiranë “Go Taxi”, e vuri re vrullin tim për nxitim.

“Mos u shqetëso, do mundohem që t’u dërgoj në destinacion në kohë.”

Më bëri disi përshtypje. Zakonisht zotërinjtë në timon mundohen shumë të jenë të sjellshëm dhe gjatë gjithë kohës tentojnë të bëjnë muhabet. Ky zotëri më habiti. Sapo zbrita nga taksia i kërkova që të më priste pasi nuk do të vonohesha më shumë se 15 minuta. Më konfirmoi se do të ishte në dispozion. Takimi im çuditërisht shkoi shumë mirë. Nëse hapin e parë në atë mbledhje e kisha hedhur e pasigurt , çuditërisht pati sukses.
E dini përse? Sepse zonja me të cilën u përballa në atë takim, një administratore një biznesi të njohur në Tiranë më kishte paragjykuar në kontaktin tonë të parë telefonik. E madje thuhej se me të është gjithnjë e vështirë të arrish një marrëveshje. E kënaqur shkoj të marrë taxinë pas 30 minutash. Duhet thënë se isha vonuar më shumë nga sa I kisha premtuar por sërish zotëria rreth të 60-tave po më priste.

“Të kërkoj shumë ndjesë për sot… U tregova e pasjellshme por dijeni që pikërisht ju më keni sjellë fat. “- I thashë. Përgjigja e tij ishte një mesazh shumë i qartë për mua. “E dini përse? Është shumë e rëndësishme ta nisni ditën me pozitivitet, pavarësisht se çfarë do ju duhet të përballeni gjatë ditës. “ Në atë moment kurioziteti më shtyu ta pyesja se sa vite kishte në profesion. Gjatë rrugës më shpjegoi se kishte gati një dekadë që punonte shofer dhe gjëja më e rëndësishme që kishte mësuar nga kjo punë ishte se është shumë e rëndësishme se si sillesh me personin të cilin i duhet të vozisë.”

Ky profesion nuk ka të bëjë vetëm me shërbimin e transportit por më beso edhe me komunikimin.” Kishte takuar shumë persona , ishte njohur me shumë njerëz, por të paktën 80% përqind e tyre kishin reaguar si unë në fillim. Do të doja shumë ta falenderoja këtë zotëri për mësimin që më dha. Edhe sot mora po të njëjtin numër 08000100 për të shkuar në punë dhe i kërkova të njëjtin shofer që kisha kërkuar një ditë më parë. Vajza në anën tjetër të telefonit më tha që ajo taksi ishte e zënë por sërish ia përcolla falenderimet.

/Blitz/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here