pRODUKTETPër gatitjen e Minjona Medeli ju duhen këta përbërës:

  • 100gr Çokollatë për gatim
  • 1 Vezë
  • 200gr Sheqer
  • 50gr Lajthi
  • 1 lugë marmelatë Kajsie

 
 
 
Koha e nevojshme për gatimin e kësaj ëmbëlsire është 30 minuta. Çokollatën e zieni në avull.

Masa e ëmbëlsirës: Në një enë hedhim arrat e grira, sheqerin, marmelatën, të bardhën e vezës, të gjitha i përzieni deri në fitimin e një mase homogjene. Sipër masës hedhim çokollatë të grirë. Të gjitha së bashku pasi t’i përziejmë fillojmë t’i ndajmë minjonat duke i dhënë formë rrumbullake me duar e duke vënë në secilën nga një lajthi.

Dekorim: Pak nga çokollata e zier e hidhni në një fishek letre dhe me të krijoni dizajnë zbukuruese mbi një fletë të rrafshët dhe i leni ato të ftohen. Në çokollatën e mbetur zhysim minjonat rrumbullake dhe mbi secilën minjonë vendosim nga një zbukurim të nxjerrë më herët nga fisheku i letrës.
Minjonat i lëni të ftohen në ambient dhome dhe gjithçka është gati për servim. Nga kjo recetë ju nxirrni 7 copë Minjona Medeli.

SHPËRNDAJE
ParaBërxollë Viçi Meli Mello
PasRollat me Spinaq
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here