Midhje të mbushura

0
22

Një pjatë e dytë që do t’ju kërkojë 1 orë kohë për përgatitje, por do të sjellë një shije ndryshe në tryezë.

Përbërësit39b07da9deb4d1024e840e09e7475de9

  • 300 gr spinaq
  • 100 gr mish derri(i grirë)
  • 50 gr proshutë
  • 32 midhje(të mëdha, të pastruara)
  • 2 vezë
  • djathë Grana Padano(i grirë)
  • kripë
  • piper
  • lëng domateje
  • vaj ulliri

Përgatitja

Hapni midhjet fillimisht, me një thikë duke e futur mes dy valvulave dhe duke ushtruar presion të lehtë, pa i shkëputur nga njëra-tjetra. Pastaj lajini midhjet me kujdes.

Zieni spinaqin për 2 minuta, kullojeni, shtrydheni lëngun e tepërt dhe prejeni hollë.

Prejeni imët edhe proshutën. Përziejeni atë me mishin e grirë të derrit, vezët, 2 lugë djathë, spinaqin e grirë, një majë luge kripë dhe piper, duke e bërë një masë homogjene.

Mbushini midhjet me këtë përzierje me anën e një luge dhe mbyllni çdo midhje, duke i lidhur me spango kuzhine.

Vendosini midhjet në një tigan me vaj ulliri dhe 300 g salcë domatesh. Gatuajininë zjarr të mesëm për 15 minuta. Hiqini nga zjarri, largoni spangon dhe shërbejeni menjëherë. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here