Mësoni si ta bëni vetë këtë detergjent rrobash,ato do të jenë të bardha dhe të shndritshme!

0
18

Jeni munduar gjatë gjithë kësaj kohe të gjeni detergjentin ideal për rrobat tuaja? Ato prap nuk shkëlqejnë, nuk kanë bardhësinë e dëshiruar?

Zbardhuesit jo gjithmonë e bëjnë punën e tyre, madje ndodh të na i prishin për fare rrobat.

Për të zbardhur rrobat e bardha, është normale të përdorim agjentë zbardhues, si klor ose produkte të tjera, por këto përfundojnë duke dëmtuar rrobat dhe duke u dhënë atyre një ngjyrë të verdhë. Për këtë arsye ne në këtë artikull, do t’ju propozojmë një zbardhues natyral që mund ta përgatisni në shtëpi. Është edhe më efikas se klori.

Limon i shtrydhur dhe kripë: Lëngu i limonit shpëlan rrobat dhe eliminon pikat e verdha të mbetura nga djersa apo përdorimi i antidjersës.

Për përgatitjen e tij do t’ju duhet:

-2 litra ujë,
-Lëngu i dy limonave,
-125 g kripë,
-Sapun neutral (pH).

Metoda e përgatitjes:

-Në një enë që i përshtatet të gjitha rrobave që dëshironi të zbardhoni, vendosni ujin me lëngun e limonave, kripën dhe sapunin neutral. I përzierni të gjithë përbërësit mirë.
– Më pas vendosni rrobat në mënyrë që uji t’i mbulojë plotësisht dhe të lënë përzierjen të funksionojë për rreth 60 minuta. Në fund hiqni rrobat dhe shpëlajini ato me ujë të bollshëm.

Sodë buke: Për përgatitjen e këtij zbardhuesi do të keni nevojë për përbërësit e mëposhtëm:

-3 lugë sodë buke,
-2 litra ujë,
-Sapun pluhur.

Metoda e përgatitjes:
Ajo që duhet të bëni është të përzieni përbërësit dhe t’i mbani për rreth 20 minuta dhe pas kësaj, lajini rrobat normalisht.

Uthulla e mollës:
Uthulla e mollës është një tjetër formulë e vjetër e përdorur nga gjyshet tona, pasi eliminon njollat dhe aromat e pakëndshme.

Metoda e përgatitjes:
Vendosni uthull molle në njollat e rrobave ​​që ju doni të hiqni dhe mbajeni për 15 minuta. Në fund shpëlajini ato me shumë ujë, për të larguar erën e rëndë të uthullës.

/shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here