Merimanga, macja dhe lakuriqi… Kafshë nga të cilat frikësoheni, zbulojnë çfarë personi jeni

0
1

Frika vërtet zbulon shumë për personalitetin e njeriut, ndërkaq frika nga kafshët mund të definojnë shumë saktësisht personalitetin dhe karakterin tuaj. Binduni edhe vetë.

QENI

Nuk keni besim dhe jeni shumë të mbyllur ndaj të tjerëve. Keni përjetuar shumë herë tradhtinë nga miku më i mirë. Vështirë harroni por edhe më vështirë falni.

MACJA

I frikësoheni ardhmërisë dhe asaj që sjell e ardhmja. Nuk keni vetëbesim të mjaftueshëm. I doni njerëzit e hapur dhe menjëherë e kuptoni se çfarë ju pret, transmeton Telegrafi.

GJARPRI
Keni nevojë që të gjithë t’i mbani nën kontroll. Përpiqeni që gjithmonë të jeni i fortë dhe nuk ia pranoni këtë dobësi as vetes as të tjerëve. Vështirë u dorëzoheni emocioneve.

MERIMANGA

Keni nevojë që çdo gjë të sqaroni dhe ta nxirrni në sipërfaqe. Frikësoheni nga njerëzit dhe situatat të cilat nuk i kuptoni. Synoni që në çdo segment të jetës të vendosni rregulla.

GRERËZA

Jeni mendjelehtë dhe i padurueshëm kur dëshironi diçka të realizoni. Ju hidhërojnë imtësitë e parëndësishme. Jeni i lëndueshëm dhe lehtë filloni grindjen.

MIU

Jeni i turpshëm dhe vështirë komunikoni me të tjerët. Frikësoheni nga situatat e pakëndshme dhe nuk dini të ballafaqoheni me to. Vështirë e përjetoni çdo mossukses.

MIU I MADH

Problemet i ekzagjeroni në vend që t’i vështroni realisht. Ju mundojnë të tjerët dhe mendimi i tyre ndaj jush. Nuk keni besim tek njerëzit të cilët nuk i shfaqin menjëherë mendimet.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here