Mënyra më e shëndetshme për të ngrënë orizin!

0
1

Orizi është një nga ushqimet më të përhapura. Në fakt, mund të adoptohet në shumë receta, por cila është mënyra më e shëndetshme për ta gatuar?

Ka mënyra të ndryshme për ta përgatitur, të gjitha pothuajse të shëndetshme, gjithçka varet nga receta dhe ajo që do e shoqërosh.

A të shëndosh orizi? – Orizi, si shumë drithëra të tjerë, përmban ujë, karbohidrat, kripëra minerale dhe fibra. Përqindja e yndyrnave është e ulët. Por kryesorja është që është ushqim i shëndetshem dhe burim i karbohidrateve të nevojshme për trupin. Një rizoto nuk është problem për dikë që është mbipeshë, varet nga sasia që konsumon. Ajo që rrit peshën në fakt, është abuzimi me kaloritë krahasuar me aktivitetin që bëjmë.

Rreziku i arsenikut – Orizi ka aftësinë të përthithë përqindje të lartë arseniku. Nga ky këndvështrim, opinioni i shpërndarë për virtytet e orizit integral bëhet relativ. Tipi integral mban sigurisht veti ushqyese më shumë se orizi i bardhë, por gjithashtu përmban sasi më të madhe arseniku. Një mënyrë e reduktimit të tij është gatimi me ujin në raportin 2:1, gatimi i zakonshëm i tij, apo të lini gjithë natën orizin në ujë.

Gatimi i orizit në mënyrë të shëndetshme – Për tu kujdesur për shëndetin tuaj dhe në tavolinë, mund të provoni disa kombinime në gjendje për të përftuar vetitë e këtij ushqimi.

Më shumë shije në supë– Nëse ajo që kërkoni është një pjatë e shijshme dhe ushqyeshme, shtoni supë. Supat me perime apo me pulë, i japin shije, aktivizojnë përbërësit që ndihmojnë në përpthithjen më të mirë të vlerave gjatë tretjes.

Rizoto me xhinxher, i mirë për zemrën– Për një rizoto ndryshe, të shijshëm dhe të shëndetshëm këshillohet përdorimi i xhinxherit. Mund ta grini dhe ta shtoni në ujin që zjen apo në formë pluhuri. Kompletojeni receten me pak vaj koksi, dhe shija dhe përfitimet janë të garantuara.

Pasurojeni rizoton me antioksidantë – Një tjetër mënyrë e mirë është kombinimi me përbërës antioksidantë. Kështu, mund të shtoni perime dhe kërpudha, që japin dhe një sasi proteinash.

Edhe hudhra është një përbërës me mjaft përfitime. Shtojeni vetëm, ose në kombinim me qepën. Rizotoja do të bëhet më e shijshme dhe e shendetshme.

/botasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here