Menu ushqimi për bebet nga 4-6 muajsh! Çfarë nuk duhet të harroni

0
14

Bebeve duhet tu jepet ushqim plotësues në fund të muajit të 4-të në rastin më të hershëm dhe më së largu pas muajit të 6-të. J

Janë disa bebe që në muajin e 4-të ose të 5-të nuk mund të plotësojnë oreksin e tyre vetëm me qumësht gjiri dhe kanë nevojë për ushqim plotësues për rritje të shëndetshme. Po kështu, ka bebe që mjaftohen vetëm me qumështin e gjirit deri në fund të muajit të 6-të, dhe atëherë janë gati për ushqim plotësues.

Vendimi për të filluar me ushqimin plotësues duhet të bëhet gjithmonë sipas zhvillimit të fëmijës suaj. A nuk i mjafton bebes suaj vetëm qumështi i gjirit ose vetëm formula?

A e mban bebja juaj tashmë kokën lartë e drejtë pa ndihmën e askujt dhe shfaq interes për ushqime të reja dhe lugën? Atëherë ju mund të filloni me ushqimin plotësues. Nëse nuk jeni të sigurtë, kërkoni këshilla nga pediatri juaj.

Nëse foshnja juaj nxjerr jashtë lugët e para të ushqimit të fëmijëve, jini të durueshëm. Ajo ose ai duhet të mësojë sesi të gëlltisë ushqimin. Kjo është arsyeja se pse ju duhet ti jepni bebes suaj vetëm një sasi të vogël të lugës me ushqim plotësues në fillim, që foshnja juaj të ketë kohë të mjaftueshme për tu mësuar me këtë formë të re të të ushqyerit.

Pse është ushqimi plotësues kaq i rëndësishëm për foshnjën tuaj?

Pas muajit të 4-të-6të, vetëm qumështi i gjirit ose formula e qumështit nuk do të mjaftojnë për të furnizuar foshnjën tuaj me të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë që atij ose asaj i nevojiten. Përveç kësaj, të ushqyerit me ushqime më të forta do t’i trajnojë muskujt përreth gojës.

Dhe së fundi, duke e ushqyer me ushqim plotësues, foshnja juaj do të fillojë të njihet me një varg të shijeve të ndryshme, gjë e cila është gjithashtu e rëndësishme për zhvillimin e bebes suaj.

Këshilla për fillimin e të ushqyerit me ushqim plotësues:

Këshillë: Ngrohni aq ushqim, sa bebja juaj  do të hajë. Ruani pjesën tjetër të ushqimit të pangrohur në frigorifer dhe përdoreni deri në ditën e ardhshme.

Me rëndësi!

Nëse përdorni mikrovalë: Ju lutem largoni kapakun dhe mbuloni pjesën e hapur. E përzieni mirë pas ngrohjes! Në mikrovalë, ushqimi ngrohet nga brenda dhe ushqimi mund të ngrohet në mënyrë të pabarabartë. Kontrolloni temperaturën para se ta ushqeni beben.

/femra/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here