Me ushtrime kundër depresionit dhe astmës

0
142

Pothuajse të gjitha llojet e dhimbjeve mund të zvogëlohen me ushtrime, pasi tek shumë njerëz dhimbjet janë rezultat i qëndrimit të gjatë ulur përgjatë ditës, stresit dhe shëndoshjes. 

Përveç ndihmës për të jetuar më gjatë, për t’u dobësuar dhe për të pasur një zemër të fortë, ushtrimet e rregullta mund t’ju ndihmojnë të shkarkoheni nga stresi, depresioni dhe të fitoni vetëbesim. Ushtrimet fizike janë një nga ilaçet më të forta që ekzistojnë.

Depresioni:
Të gjithë përditë ballafaqohemi me nervozë, probleme në punë, shqetësime për paratë apo probleme të tjera familjare. Por, ekziston edhe anksiozitet kronik klinik, i cili mund të zhvillohet në sëmundje të tjera mentale, siç është për shembull depresioni. Ata që ushtrojnë rregullisht janë 25 për qind më pak anksiozë se ata që nuk ushtrojnë. Ushtrimet më të mira kundër këtyre sëmundjeve janë ushtrimet që fokusohen në frymëmarrje, siç është për shembull joga. Ndërsa kundër nervozizmit të përditshmërisë ndihmojnë ushtrimet me intensitet të lartë.

Woman Lifting Weight

Astma: Mbase mund t’ju duket e pabesueshme, por studimet kanë treguar se personat me astmë të cilët rregullisht ushtrojnë vuajnë më pak, ngaqë ushtrimet e përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe e zvogëlojnë fuqinë e astmës. Ushtrimet më të mira për ju do të ishin ato kardio apo ngritja e peshave, por edhe sportet që praktikohen në natyrë. /zëri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here