Mbesa plotëson dëshirën e gjyshit – ecën bashkë me të në altar

0
1

Fu Xuewei, një sipërmarrëse 25 vjeçare nga Kina, ka plotësuar dëshirën e gjyshit të saj për të ecur me të në altar.

Pavarësisht se nuk kishte plane për t’u martuar, ajo vendosi të veshë fustanin e martesës për gjyshin e saj.

Këtë vendim e mori pasi gjyshi i saj është sëmurë, ndërsa e kishte ëndërr ta përcjellë atë në ditën e martesës.

E reja nga Kina ia plotësoi dëshirën gjyshit, pasi është rritur nga ai dhe gjyshja e saj, prej kohës kur prindërit e Fu Xuewei ishin divorcuar kur ajo ishte dhjetë vjeçe.

“Unë kam bërë edhe portretin e gjyshit tim tatuazh, sepse dua që miqtë e mi të rinj dhe fëmijët e mi të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë ai ka bërë për mua”.









//klankosova/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here