Mamaja që humbi vajzën, paralajmëron të gjithë prindërit «Është shkaktari kryesor i vdekjes tek fëmijët deri në 4 vjeç, por askush nuk flet për të»

0
0

‘’Kanë kaluar 37 ditë nga hera e fundit që e shtrëngova në krahët e mi. Lus Zotin që asnjë prind të mos përballet me një humbje të tillë.

Akoma nuk arrij ta besoj se çfarë ndodhi atë ditë, përpiqem të kujtoj ndonjë detaj, por nuk mundem, kam një lloj reje të zezë në kokë që më pengon të krijoj skenarin e saj dite. Di vetëm që të gjithë prindërit duhet të ndërgjegjësohen, të ndërgjegjësohen rreth rrezikut që u kanoset fëmijëve të tyre”. 

Kështu është shprehur ditën e djeshme në Instagram Morgan Beck, mamaja e vogëlushes amerikane 19-muajshe Emeline Grier Miller, vajza e ish-kampionit në ski Bode Miller, që humbi jetën pasi ra aksidentalisht në pishinën e fqinjit të tyre të shtëpisë.

Gruaja e hidhëruar vazhdon më tej shkruar ‘’Në televizion dhe rrjete sociale flitet shumë për vaksinimin, sigurinë ushqimore, përdorimin e karrikes për fëmijë gjatë udhëtimeve etj, por askush nuk flet për mundësinë e mbytjes së fëmijëve në pishinë. Ju kërkoj të gjithë prindërve që të tregohen të kujdesshëm dhe të informohen pasi sipas statistikave mbytja në pishinë tek fëmijët e moshës deri në 4 vjeç është shkaku i dytë i vdekjes së tyre. Vetëm pak muaj më parë, një voglushe shqiptare 4 vjeç humbi jetën pasi ra në pishinën e një hoteli në Greqi, ku gjyshja e tij punonte si pastruese. Dhe duke qenë se jemi në verë, këshillojm të gjithë prindërit të tregoheni të kujdesshëm.

//living/

SHPËRNDAJE
ParaPilaf me mish qingji
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here