Makarona në tavë me djathë kaçkavall dhe proshutë

0
29

A ju kishte shkuar ndonjëherë mendja se mund ti gatuani makaronat në tavë, me djath kaçkavall por edhe me përbërës të tjerë?

Tani është koha ta realizojmë një të tillë.

Ja si:creamy-ham-and-mushroom-pasta-45652-1

Përbërësit:
500 gram makarona penne
350 gram djathë kaçkavall
1 spec të kuq
1 spec jeshil
150 gram panna
6 feta proshutë beikon
kripë, piper

Përgatitja:
Në fillim ziejmë makaronat në mënyrën e zakonshme me kripë dhe i shtrojmë në një tepsi. Sipër i shtojmë proshutën, specat e prerë hollë, panën dhe djathin e grirë kaçkavall.
I përhapim mirë dhe në fund i shtojmë piperin. I fusim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta.//shije/

Komento