Për përgatitjen e këtij specialiteti për 4 persona ju duhet këta përbërës:

produkti

  • 200 gr Proshutë
  • 500 gr Makarona
  • 1 Spec i kuq
  • 2 Domate
  • Parmezan
  • 1 Lugë pure domatesh
  • 50ml verë e bardhë
  • Majoran
  • 50 gr Vaj për gatim
  • Kripë dhe Piper i zi

 


Koha e përgatitjes së kësaj paragjelle është 20 minuta!

Hapi i Parë: Në një tenxhere me pak vaj hidhni proshutën dhe specin e kuq të prerë në copa. Përzieni së bashku në tenxheren mbi zjarr deri sat të skuqen. Domatet grini në rende dhe pastaj hidhni mbi tenxheren ku janë duke u skuqur proshuta dhe speci. Shtoni mbi këtë masë majoranin, verën e bardhë, piperin e zi dhe kripë sipas shijes tuaj. Përzini të gjitha së bashku. Mbi këtë masë shtoni edhe purenë e domates.
Tani ju keni një salcë makaronash!

Hapi i Dytë: Në një tenxhere tjetër me ujë të nxehtë hidhni pak kripë dhe makaronat. Largoni makaronat e zier nga uji dhe hidhni mbi salcën e gatitur më herët. Përzini të gjitha së bashku .

Dekorimi: Pasi t’i largoni nga zjarri makaronat me salcë vendosni në enën për servim duke i zbukuruar skajet e enës me degë majdanozi. Mbi makarona hidhni edhe parmezan.
Tani Makaronat me Proshutë janë të gatshëm për servim!

SHPËRNDAJE
ParaGulash Ala Suska
PasDollmaxhik
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here