Llokume me aromë trëndafili

0
23

Super të shijshme! Receta më poshtë do e bëjë edhe më të lehtë përgatitjen e tyre 

Përbërësit:Turkish-Delight2-Andrew-Dernie-Photodisc-Getty-Images-58a4ae6e5f9b58819cf47e99

400 ml ujë
500 gram sheqer
50 gram glukozë
100 gram niseshte
2 lugë gjelle ujë trëndafili
ngjyrues për ëmbëlsira ( të kuqe)

Përgatitja:

Në një tenxherë në ujë të valuar shtoni niseshtenë, sheqerin, glukozën dhe i trazoni mirë. Pas 15 minutash i shtoni ujin e trëndafilit dhe ngjyruesin. I përzieni mirë.

Merrni një tepsi dhe shtroni në të një letër kuzhine. Përhapni me kujdes masën e përgatitur. E fusni në frigorifer në mënyrë që të forcohet dhe më pas e prisni në forma katrore. Në fund i hidhni pak sheqer pluhur./shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here