Lakra e kuqe, si ta përdorni në kuzhinë

0
113

Lakrat e kuqe janë shumë të preferuara në gatim. Në fakt, kjo perime është e përshtatshme që nga sallat e ndryshme, te orizi me lëng pule, por edhe te pjatat e dyta.

Mësoni në këtë artikull se si mund të përdoret kjo perime në kuzhinë.
500-red-cabbage-salad-no_text-kalynskitchen-copy
Si ta zgjidhni lakrën e kuqe?
Sa më shumë që ‘piqet’ lakra e kuqe aq më e hidhur bëhet ajo. Prandaj, për një sallatë të freskët gjithmonë zgjidhni lakra të freskëta, me gjethet të vogla dhe të shkurtra. Mos harroni se kërcelli është edhe më i hidhur, kështu që priteni në shirita të holla rreth 1-2 mm, para se ta hidhni në sallatë.

Nëse lakra është pak më e ‘ndenjur’, kalojeni në tigan, shtoni edhe pak sheqer kaf: kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë për një pilaf me lëng pule, për një salcë ose një pjatë të dytë.

Receta e rekomanduar: Krepa me lakra të kuqe
Në një tas, përzieni 2 vezë dhe kripë. Shtoni edhe 80 g miell dhe 250 ml qumësht. Përziejeni derisa të mos bëhen kokrriza. Shtoni 15 g gjalpë në tigan që të shkrijë. Formoni krepat dhe piqini në të dyja anët.
recipe-red-cabbage-paratha-anupama-paliwal-my-ginger-garlic-kitchen-8Përgatitja e beshamelës
Valoni 300 ml qumësht, shtoni kripë dhe arrëmyshk për shije. Ndërkohë, shkrini 30 g gjalpë dhe shtoni 30 g miell. Hidhni qumështin në miell dhe përziejeni. Gatuajeni për 10 minuta, duke e trazuar vazhdimisht. Lëreni të ftohet pak salcën e bardhë. Vendosni në zjarr për të zier 100 ml pana të freskët dhe shtojeni në salcën e mbetur. Ruajeni në banjomari.

Përgatitja e mbushjes me lakra të kuqe
Lani, kulloni dhe pritini në shirita të hollë 150 g lakra të kuqe. Prisni në kube 120 g djathë dhe përziejeni me lakrat, 30 g djathë dhe salcën e ftohtë. Hidhni kripë. Merrni krepat dhe vendosini në një pjatë. Mbulojeni me salcën ende të ngrohtë. Hidhni 30 g djathë.
Piqeni në furrë në 200 gradë për disa minuta. Shërbejini të ngrohta.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here