Ky preparat natyral largon gëlqerën e formuar në rubineta dhe lavaman!

0
311

Amendoni se gëlqerja e krijuar rreth lavamanit dhe rubinetave, mund të zgjidhet vetëm me anë të detergjenteve higjienike përplot kemikale?

Jo, nuk është e patjetërsueshme të përdorni kemikale, pasi kemi gjetur preparat 100% natyral i cili largon edhe njollat më të ashpra.

Gëlqerja, papastërtia, mbetjet e mineraleve nga uji – të gjitha këto pas një kohe lënë gjurmë dhe krijojnë mbetje të bardha mbi rubinetat, çezmat dhe lavamanet.

Shumica prej nesh besojnë se të gjitha këto mund të hiqen vetëm nëse përdorim kemikale të rënda, por jodomosdoshmërisht mund ti përdorni ato, sepse ne kemi gjetur një preparat natyral i cili zgjidh problemin dhe është shumë ekologjik. E tëra që ju nevoitet është një uthull alkoholike, pecetë, sfungjer për enët dhe pak durim!

Për shkak të aciditetit, uthulla alkoholike me shumë sukses shkrin mineralet e forta, të tilla si kalciumi. Me anë të uthullës, me vetëm disa hapa veprimi, rubinetat dhe lavamani juaj përsëri do të jetë i pastër si loti dhe me shkëlqim, njëlloj sikur të ishin të ri.sdfsdf3f323f332f33f

Procedura e veprimit:
Rubinetat dhe lavamanin fshijeni mirë me një leckë apo pecetë të thatë për të parandaluar çdo tepricë të ujit.

Në një enë hidhni uthullën alkoholike dhe në të zhyteni pecetën. Më pas, me anë të pecetës, fërkojeni vendin ku është formuar gëlqerja dhe mbetjet tjera të mineraleve, dhe përsëriteni disa herë zhytjen e pecetës në uthullën dhe vazhdoni me fshierjen. Pas kësaj, lëreni pecetën në vendin ku ka nevojë të hiqet gëlqerja që të veprojë për rreth një orë. Pastaj, mundeni me sfungjer të pastroni lehtë mjetet e nevojshme duke hequr gradualisht mbetjet. Është mirë që të shfrytëzoni sfungjer të përdorur apo të vjetër, sepse sfungjeri i ri për shkak të vrazhdësisë mund të dëmtojë materialin prej çeliku.

Në rastet kur gëlqerja është më e koncentruar dhe ka më shumë mbetje mineralesh, mund ta përsëritni disa herë procesin./femra/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here