Kunguj të mbushur me oriz

0
28

Si thoni për pak kunguj të mbushur me oriz?

Ju merr fare pak kohë për ta përgatitur dhe me anë të recetës së mëposhtme ju do ta keni më të lehtë për ta realizuar. Ja si:zucchini-in-yogurt-sauce-w3

Përbërësit:

1 kilogramë kunguj
2 filxhan kafe me vaj luledielli
3 kokrra qepë
1 filxhan çaji oriz
4 kokrra domate
1 lugë gjelle me kopër të grirë
2 gota me ujë
kripë, piper

Përgatitja:
Kungujt e larë mirë qerohen dhe me majën e thikës u heqim zemrën, në mënyrë të tillë që të krijohet një boshllëk.Stuffed-Zucchini-Recipe-7

Në një tigan skuqim qepët e grirë imët, pastaj i shtojmë orizin, domatet e prera kubikë, kripë, piper dhe dy gota më ujë.

I lëmë të ziejnë derisa orizi ta këtë pirë të gjithë ujin.

Më pas e heqim nga zjarri, i shtojmë kopër të grirë imët dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta.

Masën e krijuar ua vendosim kungujve.

Në një tavë të lyer me pak vaj, vendosim kungujt e mbushur dhe i vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 25 minuta.//shije/

Komento