Për përgatitjen e paragjellës Kulaç prej Mishit të Pulës ju duhen:

02

  • 350gr Mish i bardhë i pulës
  • Miell
  • 150gr Lardh
  • 250gr Proshutë të grimcuar
  • 250gr Gjoks pule të grimcuar
  • 300gr Mish i bardhë i grimcuar i pulës
  • Gjalpë
  • 50gr Ullinj të grimcuar
  • 1 Limon
  • 4 Vezë
  • Vaj për ushqim
  • Kripë dhe Piper

 

Koha e nevojshme për përgatitjen e këtij specialiteti është 60 minuta!      

Hapi i Parë: Në një enë të thellë shtoni gjysmën e miellit dhe hidhni kripë, një vezë dhe ujë duke e përzier me lugë vazhdimisht. Kësaj mase shtoni edhe lëngun e kulluar të gjysmës së limonit. Përzieni deri në njësimin e masës të cilën më pas shtrijeni në tavolinë me shkop kuzhine.

Merrni një enë tjetër të thellë dhe në të derdhni gjysmën e mbetur të miellit. Sipër hidhni një pjesë të gjalpit dhe e gatuani në miell si brum. Gjysmën e kësaj mase e shtrijeni mbi brumin e parë dhe me shkop për gatim njësojeni përbërjen duke fituar një kore të vetme. Mbi këtë kore vendosni gjysmën e mbetur të brumit prej mielli me gjalpë. Tani sërish njësojeni masën duke e shtrirë me shkopin e kuzhinës.

Hapi i Dytë: Mishin e bardhë të pulës priteni në katrorë të vegjël dhe vendoseni në një enë. Sipër shtoni proshutën e prerë, mishin e gjoksit të pulës si dhe lardhin e prerë në copë të vogël me thikë.

Sipër masës së fituar, shtoni edhe ullinj e grimcuar, kripë dhe piper të zi.

Hapi i Tretë: Merrni një kallëp për pjekje dhe mbështillini nga brenda ma foli. Në të shtrini brumin e fituar më herët. Në mes të saj derdhni masën fituar ne enë nga mishi i pulës dhe përbërës të tjerë. Masën mbylleni mirë duke palosur brumin.

Brumin lëreni të qëndrojë në kallëp në një kohëzgjatje prej 10 minutash!

Largoni brumin me foli dhe kallëpin e lyeni me gjalpë. Në të vendosni për pjekje brumin, pasi ta largoni nga folia. Brumin lyeni sipër me të kuq të vesë.

Kallëpin me brumë e futni në furrë që të piqet në temperaturë 180 gradë në një kohëzgjatje prej 30 minutash!

Dekorimi: Pas pjekjes së brumit, ju keni fituar Kulaçin prej Mishit të Pulës. Kulaçin priteni me thikë në copa në formë të pjerrtë dhe vendoseni në patën për servim. Për dekorim, sipër vendosni degëza majdanozi ose të ndonjë bime tjetër të gjelbër.

SHPËRNDAJE
ParaAkullore Parfe
PasKrem Bavaria prej Dredhëzave
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here