Kujdes, sushi mund t’ju kushtojë jetën!

0
1

Sushi është një ushqim i shtrenjtë dhe shumë i shijshëm për të dashuruarit pas tij.

Por dashuria e një njeriu për sashimi (feta të papërpunuara peshku) thuajse e vrau atë, pasi trupi i tij u mbush me krimba. Burri kinez kishte shkuar te mjeku me dhembje stomaku dhe irritim lëkure. Pasi bëri  skaner  dhe analiza të tjera ai zbuloi se ishte infektuar nga konsumimi i sushit dhe sashimit.

Hulumtimet tregojnë se konsumi i peshkut të  papërpunuar  mund të çojë në shumëllojshmëri të infeksioneve parazitare.

Infeksioni i krimbave merret pasi peshqit e ujërave të ëmbël, për shembull salomin, përmbajnë larva, të cilat i transmetojnë në trupin e njeriut. Ky lloj infeksioni që merret nga sushi, por edhe ushqimet e tjera të papërpunuara, është i rrezikshëm për jetën sepse arrin në tru.

//blitz/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here