Ku shkon gjaku që ju dhuroni, “rruga e gjatë” deri tek pacienti

0
40

DHurimi i gjakut është relativisht një proces i lehtë: Mjafton të uleni në një karrige për 15 minuta, ndërsa mjeku vendos aparaturat e duhura për të marrë gjak nga trupi juaj. Më pas, ushqeheni mirë me ushqime të shëndetshme dhe lëng molle.

Megjithatë, shumica e dhuruesve nuk e dinë se ku shkon gjaku i tyre pasi largohet nga qendra e dhurimit dhe çfarë ndodh në gjakun tuaj. Sipas Kryqit të Kuq Amerikan, gjaku është transportuar për herë të parë në laborator, ku është testuar më pas për sëmundje pasi përpunohet ndahet në tri pjesë: Plazma, qelizat e kuqe të gjakut dhe trombocitet.
Të gjitha këto pjesë të gjakut mund t’u jepen pacientëveme nevoja të ndryshme.12136133_can-you-donate-blood-if-you-smoke-weed_t7ce26819Për shembull, sipas Kryqit të Kuq Australian, qelizat e kuqe jepen për pacientët që vuajnë nga kanceri ose për gratë që humbasin shumë gjak gjatë lindjes.Transfuzionet e trombociteve janë për individët të cilët kanë trombocite në nivele të ulëta dhe gjakderdhje të madhe gjatë operacioneve. Plazma, nga ana tjetër përdoret për një gamë të gjerë të nevojave kirurgjikale, si ajo e zemrës apo pacientët me humbje të mëdah gjaku.
Sipas Kryqit të Kuq Amerikan, çdo komponent i gjakut ruhet në mënyra dhe periudha kohore të ndryshme. Për shembull, trombocitet mund të ruhen vetëm për rreth pesë ditë. Qelizat e kuqe të gjakut për rreth 42 ditë, ndërsa plazma mund të mbahet deri në një vit.blood_donation_2-1000x667Pjesa më e madhe e dhurimeve të gjakut (34 për qind) shkojnë për të ndihmuar pacientët e kancerit dhe pacientët me sëmundje të caktuara të gjakut. Gjaku vlen edhe për nevojat kirurgjikale, për pacientët me probleme të zemrës, mëlçisë, dhe veshkave. Vetëm rreth dy për qind e donacioneve të gjakut të shkojnë për traumat dhe aksidentet rrugore të viktimave, duke e bërë këtë përdorim më të zakonshëm për të dhuruar gjak.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here