Kroacia boton përralla me martesa të të njëjtës gjini

0
6

Në Kroaci për herë të parë janë publikuar libra për fëmijë, në të cilët portretizohen familje të çifteve të të njëjtës gjini.

Libri “My Rainbow Family” (Familja Ime Ylber) në pamje të parë duket si të gjithë librat e tjerë që u dedikohen fëmijëve, me shumë figura dhe i lehtë në përmbajtje.

Mirëpo shpejt mund të vëreni ndryshimet dhe risitë që sjellë ky libër me përralla.

Fillimisht mund të lexohet nga fundi në fillim, ngaqë ka dy histori që takohen në mes. Pastaj këtu portretizohet një vajzë që ka dy baballarë dhe një djalë i cili ka dy nëna.

Kjo është hera e parë e publikimit të një libri me përralla në Kroaci, ku trajtohet martesa e të njëjtës gjini.

Image of two women and a kid from Rainbow Families book

Image of two men holding hands from Rainbow Families book

Image of two men and a girl reading a book
//klasnkosova/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here