Krem pastiçerie në kushte shtëpie

0
1

Për të përgatitur kremin e pastiçerisë duhet të tregoheni të zhdërvjellët, në kuptimin që duhet të modifikoni sasinë e disa përbërësve të caktuar në bazë të përdorimit që keni ndërmend t’i bëni.

Përbërësit për rreth 1 kg krem pastiçerie janë:

  • 6 të verdha vezësh
  •  një shkop vaniljeje
  •  140 gramë sheqer
  • 45 gramë miell
  •  qumësht i freskët (400 ml)
  • pana (100 ml)

Ja si përgatitet kremi i pastiçerisë në kushte shtëpie:

Për të përgatitur kremin e pastiçerisë, si fillim vendosim në zjarr të avashtë një tenxhere me qumështin dhe panën. I shtojmë shkopin e vaniljes dhe e lemë mbi zjarr derisa të marrë një valë. Më pas e heqim dhe e lemë të pushojë për 5 minuta.

Ndërkohë, në një tas marrim të verdhat e vezëve duke i shtuar sheqerin dhe i rrahim me një frustë ose me mikser derisa të marrim një krem të butë. Në këtë fazë është shumë e rëndësishme që përzierja të bëhet kompakte, duke shmangur formimin e kokrrizave.

Kur përbërja të jetë gati, pak nga pak i shtojmë miellin e orizit duke e trazuar me kujdes derisa masa të bëhet kremoze; në varësi të konsistencës që ju doni t`i jepni kremit, mund të shtoni vetëm 40 gramë miell orizi nëse dëshironi një krem të butë ideal për ëmbëlsirat, ose 50 gramë për një krem më të dendur.

Heqim shkopin e vaniljes nga qumështi dhe pana që kemi lënë menjanë, duke ia shtuar masës së përfituar nga të verdhat e vezëve. E vendosim në një zjarr të avashtë të gjithë përbërjen, duke e përzierë me një frustë elekrtirike derisa masa të trashet

Kur kremi të jetë trashur, e heqim nga zjarri dhe e hedhim një një tas të gjerë, duke e mbuluar me një qese kuzhine në mënyrë që ajo të mos krijojë kore. E lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës dhe më pas e fusim në frigorifer.

Kremi i pastiçerisë është gati për t’u përdorur në ëmbëlsira të ndryshme.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here