Për përgatitjen ëmbëlsirës Krem Bavaria prej Dredhëzave për 4 persona ju duhen këta përbërës:

02

  • Krem Bavaria prej Dredhëzave
  • Ujë i Ftohtë
  • Kokrra të Ngjyrosura
  • Shegë dhe Kivi
  • Kokrra Çokollate

 

 

 

Koha e duhur për përgatitjen e këtij deserti është 10 minuta!

Hapi i Parë: Sasinë e ujit së bashku me krem bavaria prej dredhëzave hidhni në një enë të thellë dhe tundini me mikser deri në fitimin e kremit të trashë. Një pjesë të kremit të fituar e fusni në shiringë kuzhine .

Hapi i Dytë: Kivin e qëruar priteni në fletëza të holla dhe shtrijini në fundin e gotës për servim duke iu shtuar pak kokrra çokollate. Sipër kivit derdhni sasinë e mbetur në enë të krem bavaria prej dredhëzave .

Dekorimi: Sipër Krem Bavaria prej Dredhëzave në gotë, shtoni fletëza të tjera të kivit duke e dekoruar sipër edhe me kremin e futur më herën në shiringën e kuzhinës. Sipër gjithë masës në gotë, vendosni kokrra shege dhe pjesë të vogla kivi. Kremit të dekoruar hidhni edhe kokrra të ngjyrosura.

SHPËRNDAJE
ParaKulaç prej Mishit të Pulës
PasPatate me Kërpudha
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here