Kjo është gjëja e vetme që nuk duhet të bëni pasi ktheheni nga pushimet

0
12

Një pushim supozohet të jetë vetëm aq dhe duke qëndruar larg emailit mund t’ju bëjë më produktiv kur të ktheheni.

Edhe pse të shkëputesh plotësisht nga puna është një ndjesi e pakrahasueshme, gjithsesi kur ktheheni përsëri në rutinën tuaj dhe shihni sesa shumë punë ju është mbledhur situata bëhet akoma e më shumë stresuese.

Psikologët këshillojnë që ndërkohë që jeni me pushime gjeni 30 minuta kohë nga dita juaj dhe merruni me email-et e papërgjigjura. Kur të ktheheni nga pushimet do shihni se keni hequr një ngarkesë të madhe nga shpatullat tuaja.

Është deri diku normale të përjetoni gjendje ankthni nëse keni lënë shumë detyra të pabëra. Kur të jeni me pushime ju këshillojmë të organizoni tri gjërat e para që  duhet të bëni sapo të ktheheni në zyrë.

Por gjithashtu pushimet ju japin mundësinë ju jep mundësinë që ta nisni vitin e ri  me një frymë të re dhe me një dëshirë për të punuar më fort për të realizuar qëllimet tuaja. Largësia nga zyra juaj ju bën që t’i shihni qëllimet tuaja nga një perspektivë tjetër.

Disa nga këshillat që duhet të ndiqni janë:

  • Mos lini që t’ju grumbullohen punët e pabëra.
  • Mos u ktheni asnjëherë pa asnjë plan.
  • Bëni ndryshime të mëdha.
  • Lëreni punën e vështirë të kalojë pa u vërejtur.
  • Përpiquni të mos bini në depresionin e pas pushimeve.
  • Mos prisni që të jeni në një ritëm me punët që latë pas.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here