Këto janë gjërat që mund të shkaktojn zjarr në shtëpi

0
1

Siguria në shtëpi është shumë e rëndësishme, si një mënyrë për të mbrojtur jetën e personave të dashur por edhe gjërat materiale. Prandaj duhet të tregoni kujdes nga disa veprime dhe objekte që ndoshta nuk e dinit se mund të shkaktojnë zjarr.

Kujdes:

  • Nga sobat e gatimit të lëna ndezur nëse duhet të largoheni për një moment nga shtëpia. E kontrolloni mirë pasi kjo është një nga shkaqet më të shpeshta të zjarreve në shtëpi.
  • Nga dorezat apo pecetat që përdoren në kuzhinë. Asnjëherë nuk duhet të jenë pranë prizave dhe sobave.

  • Mbani pastër sobat dhe furrën pasi yndyra e ngjitur mund të shkaktojë zjarr.
  • Nëse dëshironi të thani rrobat pranë ngrohëses duhet të jeni në shtëpi dhe t’i kontrolloni shpesh.
  • Mos lini asnjëherë qirinj të ndezur në dhomë dhe më pas të largoheni qoftë edhe për pak.
  • Mos lidhni shumë pajisje në një prizë të vetme. Kjo gjë përbën rrezik të madh zjarri.
  • Kujdes me televizorin. Hiqeni gjithmonë nga priza ndërsa nuk jeni duke e përdorur pasi është burim zjarri.
  • Kujdes me pjastrën që drejtoni flokët. Shpesh në femrat i harrojmë ndezur. Kujdes edhe nëse e keni fikur butonin por është ende në prizë.
  • E dini se edhe telefoni i lënë në karikim gjithë natën është burim zjarri?
  • Mos vendosni pasqyra dhe sende prej xhami në vende ku bien rrezet e diellit. Në vitin 2015 një zjarr me përmasa të mëdha u shkaktua nga kontakti i një vazo Nutella me rrezet e diellit.
  • Meqe jemi në prag festash, dritat zbukuruese gjatë kohës që jeni në gjumë apo nuk ndodheni në shtëpi duhet të fiken.
  • Mos vendosni rroba sipër tyre pasi pajisja mund të nxehet dhe të shkaktojë zjarr.
//pernenat/
SHPËRNDAJE
ParaMerr hapin e madh për tu bërë nënë
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here