Këshillat për t’i parandaluar thinjat e flokëve

0
348

Flokët e thinjura në përgjithësi na korespondojn me moshën e vjetër. Mirëpo, kjo ka të bëjë edhe me gjenet tona që i kemi trashëguar nga prindërit tanë. Shpesh herë ne e kemi pyetur edhe vetën a mund ta parandalojmë këtë?

Ndryshe, flokët gri, të ngjashme me nuancën e flokëve të thinjura, janë ende një nga trendët që kemi parë edhe në pistat e modës. Dhe ka gjithnjë e më pak yjet që nuk u vjen turp të tregojnë thinjat e tyre, si Kate Moss dhe Lady Gaga.

Çfarë thotë shkenca? Flokët bëhen të thinjura kur qelizat që i japin qimeve pigmentin ndalojnë të prodhojnë melaninë, e cila është “fajtori” kryesor për ngjyrën e flokëve. Për fat të keq, paraqitja e flokëve gri është kryesisht e lidhur me gjenetikën ose mund të jetë rezultat i një gjendje autoimune. Nëse prindërit tuaj kanë pasur flokë të thinjura në të njëzetat, ka një probabilitet të lartë që edhe ju do t’i keni.

Si ta parandalojmë? Lajm i mirë është se paraqitja e flokëve gri nuk është plotësisht jashtë kontrollit tonë. Mënyra e jetës gjithashtu luan një rol të madh. Në radhë të parë është stresi. Studimi i publikuar në vitin 2013 tregoi se qelizat që prodhojnë melaninën mund të zhduket nën ndikimin e hormoneve të stresit. Edhe pse ekspozimi ndaj stresit nuk do të bëjë që flokët tuaja të zbardhen krejtësisht, sigurisht që do të kontribuojnë në shfaqjen e flokëve gri, kështu që do të jetë e dobishme për t’u çlodhur sa herë që mundeni dhe më pak të bezdiseni, shkruan Zëri.

Të ushqyerit gjithashtu ndikon te flokët. Nivelet e ulëta të vitaminës B12 dhe B-9 (i shpeshtë është rasti te vegjetarianët) dhe mungesa e hekurit janë shkaqe të njohura për depigmentimin e flokëve. Për të shmangur që flokët tuaja të zbardhen para kohe, duhet të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar, menyja të jetë e pasur me antioksidantë dhe ushqime të tilla si, perime me gjethe të gjelbra dhe fruta me lëvozhgë. Përveçqë do t’i ndihmojnë flokëve tuaja, do të bëjnë lëkurën tuaj rrezatuese. Studimi nga viti 2013 gjeti edhe një tjetër faktor që ndikon në pamjen e flokëve gri, pirja e duhanit. Kjo është edhe një arsye më shumë për të lënë duhanin.

Ushqimi
Për të shmangur që flokët tuaja të zbardhen para kohe duhet të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar, menyja të jetë e pasur me antioksidantë dhe ushqime të tilla si: perime me gjethe të gjelbra dhe fruta me lëvozhgë.

http://zeri.info/lifestyle/52493/si-ta-parandalojme-te-thinjurit-e-flokeve/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here