Këshilla praktike si t’i përdorim librat për të dekoruar shtëpinë!

0
1

Eh një shtëpi plot me libra të jep në mënyrë të menjëhershme një ndjenjë ngrohtësie, qetësie dhe rafinimi.

Pastaj shpesh herë librat janë tregues i mirë i karakterit të dikujt, për shembull nëse shkojmë në shtëpinë e një personi që njohim prej pak kohësh, diçka më shumë nga personaliteti i tyre mund të kuptojmë në bazë të përzgjedhjes së librave që lexojnë.

Padyshim që në shtëpi librat mund të krijojnë pak rrëmujë sepse shpesh janë të vendosur në mënyrë kaotike por janë gjithashtu një resurs i mrekullueshëm për arredimin. Tani ju shpjegojmë përse.

Librari kemi të gjithë dhe zakonisht ato janë të çrregullta por një opsion i mirë pë të vendosur pak rregull do të ishte vendosja e disa librave me gjatësi të njejtë në mënyrë vertikale dhe pastaj mbyllja e hapesirave të ngelura me libra të vendosur në mënyre horizontale.

Një tjetër ide e këndshme është përdorimi i disa kolonave prej librash të vendosura në vende të ndryshme nëpër shtëpi. Duhet pasur kujdes që madhësia e këtyre kolonave të jetë e njejtë dhe sipër tyre mund të vendosen objekte të tjera si një vazo, një aksesor ose dhe si komodinë në dhomën e gjumit.

Pastaj kemi librat meritorë, ose ata libra të rëndësishëm që duhen treguar, që mund të jenë libra arkitekture, libra arti, libra fotografie të cilët kanë përmasa të mëdha dhe që duhen vendosur në hapësira alternative si per shembull në tualet. Një vend tjetër ku mund te vendosen këta libra janë padyshim në ndonjë karrige të veçantë por dhe në ndonjë një raft në kuzhinë ku mund të realizojmë gjithashtu një kënd leximi.

Librat :

1. Shfrytëzojeni librarinë dhe horizontalisht 
2. Formoni kolona apo komodina me libra 
3. Librat e rëndësishëm mund t’i ekspozojmë 
4. Librat i përshtaten edhe tualetit apo dhomës së gjumit

/living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here