Këshillat për një familje të lumtur

0
456

Balancimi i punës dhe jetës familjare

Kjo nuk është aspak e lehtë, por mund të arrihet. Pas orarit të punës mundohuni të mos keni asnjë aktivitet në shtëpi, përveq përgjegjësive dhe argëtimit me familje. Ata duan t`ju shohin më shumë në shtëpi, duke u kujdesur për ta.

Kujdesuni për veten

Shpesh prindërit harrojnë vetën duke u kujdesur për të gjithë të tjerët. Nëse nuk kujdeseni për veten, do të ndiheni të pakënaqur dhe nuk do të jeni në gjendje t’i dhuroni ndihmën e duhur fëmijëve. Nuk do të thotë të kaloni shumë kohë me veten, por vetëm disa minuta, bëni atë që dëshironi.

Disiplina

Në vend se ta mendoni disiplinën si një dënim, ju duhet ta përdorni atë si një mënyrë për të mësuar fëmijët tuaj si të përmbushin nevojat e tyre pa dëmtuar dhe ofenduar dikë.

Caktoni kufijtë

Ne shpesh përdorim kufij për të mbrojtur fëmijët nga rreziku dhe dëmi. Por, është e rëndësishme që të përpiqeni t’i shpjegoni se pse keni vënë kufinj. Fëmijët mund të hezitojnë të ndjekin udhëzimet e prindërve, megjithatë, një shpjegim se pse udhëzimet janë të rëndësishme do t’i ndihmon fëmijës të kuptojë dhe do të ketë arsye të bashkëpunojë me ju.

Komunikimi

Komunikimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, gjatë ditëve të mira dhe atyre të vështira. Fëmijët e kanë vështirë t’i shprehin ndjenjat kur e dinë se prindërit po i dëgjojnë. Flisni për veten, jo vetëm për problemet. Komunikoni lirshëm me ta dhe do të shihni që do t’ju kthehet në të njëjtën mënyrë.

Kaloni kohë të mirë së bashku

Mundohuni të kaloni kohë së bashku si familje disa herë në javë, ndoshta tri here në javë mund të uleni për të ngrënë si një familje. Kjo do t’ju japë të gjithëve një shans për të folur në lidhje me çështjet e rëndësishme, si dhe për temat më argëtuese. Pyetni fëmijët për t’ju ndihmuar me punët. Ata mund të refuzojnë, por më pas do të ndjehen të përfshirë në jetën tuaj në vend të qenit një i huaj.

Merrni vendime të përbashkëta

Mund të keni nevojë të përshtateni me kufijtë e fëmijëve tashmë të rritur. Kjo mund edhe të ndihmojë për të përfshirë fëmijën në negocimin e kufijve të rinj. Edhe shumë kufizime do të jetë vështirë t’i mbajnë, kështu që është ide e mirë për të punuar në atë se cilat janë kufijtë vërtetë të rëndësishëm. Me më pak kufizime, fëmijët do të vlerësojnë se kufijtë që ju keni vënë janë më serioze.

Jepni kurajo

Është e rëndësishme për një familje që të jenë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Nëse ka një tragjedi familjare, ose një anëtar i familjes ka një problem, duke e diskutuar së bashku, mund të ndihmoni me të vërtetë. Fëmijët do të kenë nevojë për ndihmë në këtë kohë dhe është e rëndësishme që të jeni të hapur dhe të komunikoni me ta. Ata duhet të binden dhe padyshim do të reagojnë në mënyra të ndryshme në varësi të moshave të tyre. /e.p/

SHPËRNDAJE
Para5 bimë në dhomë për një gjumë të qetë
PasUthulla e mollës ndihmon në humbjen e peshës
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here