Kërkoni rezultate në punë? E thjeshtë, shiheni veten si shef

0
10

Pushimet tashmë janë kthyer në kryefjalën e ditës për këdo. Por për personat të cilët kanë “ngecur” në zyrë para kompjuterit, kjo gjë nuk është aspak e lehtë për ta. Për ta kaluar me mjaft sportivitet këtë periudhë, duhet ta zhdramatizoni situatën.

Qëndroni pranë luleve, pasi jo vetëm qe favorizojnë besimin tek vetja, por në të njëjtën kohë stimulojnë edhe kujtesën, kreativitetin dhe aftësinë për të mësuar. Pse ndodh e gjithë kjo? Shkencëtarët e kanë dhënë verdiktin e tyre.

Sipas tyre, bimët kanë aftësinë të tërheqin vëmendjen dhe përqëndrimin tonë. Falë tyre ambienti behet me stimulues, lodhja pakësohet dhe performanca është më e lartë.

Nëse mendoni se nuk keni dhënë rezultatet e duhura dhe ju ka mbytur rutina, atëherë analizoni këtë periudhë dhe stimulojeni veten për të bërë më tepër. Përpos kësaj, gëzojeni egon tuaj për pak çaste, duke e konsideruar veten një shefe.

Ne ketë formë, do jeni më dinamike dhe do e keni më të thjeshtë të negocioni për detyrën apo punën e re që do iu kërkohet.

//konica/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here