Keni probleme me zbokthin? Vjen zgjidhja në kushte shtëpie

0
1

Ky është një problem që shqetëson si burrat ashtu edhe gratë.

 

Madje sipas shumë studimeve ka rezultuar se 1 në 3 persona kanë telashe me zbokthin.

Por a e keni ditur se në fakt ka shumë trajtime natyrale që ju ndihmojnë që të harroni zbokthin një herë e përgjithmonë?

Më poshtë po ju sjellim një trajtim natyral se si ta eliminoni atë:

Masazhojeni lëkurën e kokës me dy lugë gjelle lëng limoni dhe lëreni të qëndrojë kështu për disa minuta. Më pas, lani flokët tuaja me ujë të përzier me lëng limoni (një lugë gjelle lëng limoni në 200 ml ujë).

Nëse keni flokë të gjata, rriteni sasinë e ujit dhe lëngut të limonit, sigurisht, në proporcion të njëjtë.

Përsëriteni këtë proces sa më shpesh derisa të shihni se zbokthi në flokët tuaja është zhdukur.

Lëngu i limonit pastron lëkurën e kokës tuaj, ushqen flokët dhe gjithashtu flokët tuaja do të shkëlqejnë dhe mbajnë aromë të mirë.

//rtk/

SHPËRNDAJE
ParaOmëletë shpargujsh
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here