Keni një vajzë “shefe”? 6 arsye pse duhet ta respektoni

0
84

Ne të gjithë e dimë se është e bezdisshme, kur dikush vazhdimisht të bën “shefin”. Ne gjithashtu të gjithë e dimë se nganjëherë vajzat mund të jenë “shefe”. Na duken gërnjare kur vajzat bëjnë “shefen” por kur këtë e bëjnë djemtë ne themi “ai është një lider, ose do të bëhet një lider” .

Mjaft më!
Si një grua e rritur me një grimë “autoriteti” brenda vetes, unë jam nëna e një vajze që është shumë autoritare. Ndonjëherë, kjo është absolutisht e bezdisshme. Vajza ime dhe unë diskutojmë shpesh mbi rëndësinë e drejtimit në shoqëri. Por ajo nuk është e vetmja vajzë “shefe” në grup. Në fakt, shumica e mikeshave të saj janë kokëforta dhe duan të jenë drejtuese. Unë mendoj se është mirë që t’ia njoh dhe t’ia pranoj aftësitë që ka për të udhëhequr dhe për të diktuar me vullnetin e saj.

A nuk kemi luftuar në fund të fundit për këtë gjë ne femrat….që dhe vajzat të shihen dhe trajtohen njësoj si djemtë, ato mund të jenë lideret e së ardhmes. Kur shohim të dhëna të tilla tek një djalë i vogël ne themi: Ai është kaq popullor, ai do të jetë president kur të rritet…pse të mos e themi këtë dhe për vajzat?! Ju duhet të jeni të lumtur nëse keni një vajzë me karakteristika lideri, që kërkon të jetë “shefja” pasi ajo në të ardhmen do të jetë:

Një udhëheqëse
Ajo nuk do të ndjekë pas gjithë fëmijët e tjerë përreth në sheshin e lojërave dhe, kur të jetë adoleshente, nuk do të bëjë budallallëqet që të tjerët bëjnë. Ajo do të ketë veten e saj si shembull dhe do të bëjë zgjedhje të bazuara në mendimet dhe opinionet e veta. Bukur, e mahnitshme, këto janë gjëra për të cilat ne duhet të jemi krenarë, jo të ankohemi!

tearoom2

Të ndërmarrë rreziqe
Si udhëheqëse, vajza juaj do të marrë rreziqe, sepse ajo beson në veten e saj dhe në aftësinë e saj për të bërë zgjedhje falë vullnetit të fortë e dominues që ka. A doni që vajza juaj të ketë frikë nga idetë dhe zgjedhjet e reja, apo doni që t’i përqafojë këto ide dhe t’i kanalizojë të ardhmen e saj?

Avokate e vetvetes
Pra, pak femra dhe njerëz janë avokatë të mëdhenj për veten e tyre, por vajza juaj “shefe” nuk do ta ketë këtë problem. Ajo do të flasë kur ka nevojë për t’u dëgjuar dhe nuk do të tolerojnë mungesën e respektit. Të jeni mirënjohës për vajzën tuaj kokëfortë! A doni që ajo të jetë lloji i vajzës së heshtur dhe të kompleksuar?

Ajo është kurioze
Vajza juaj “shefe” është e etur për të dalë jashtë dhe të njohë botën dhe të bëjë gjëra vetëm për veten e saj. Gëzimi i jetës është aq i çmuar. Ushqejeni atë!

Zëri i të tjerëve
Me shumë gjasa, vajza juaj “shefe” do të jetë ajo që do të flasë kur sheh dikë duke u keqtrajtuar, sepse ajo ka vetbesim tek vetja dhe do të vijë në shpëtim si superman, por më mirë, sepse ajo është një vajzë! Ajo me vetbesimin në mendimet e saj mund të bëhet zëri i grave të tjera apo i njerëzve të tjerë që janë vulnerabël.

Vajza juaj “shefe” ka potencial për të ndryshuar botën
Ka shumë raste kur unë nuk e vlerësoj vullnetin e fortë të vajzës sime derisa e kuptova se në qoftë se ajo do të ishte një grua e rritur, unë do të vlerësoja plotësisht, do ta admiroja dhe respektoja atë pa fund. Ndërsa është e domosdoshme që ne të kërkojmë nga vajzat tona me vullnet të fortë që të jenë të sjellshme dhe tu japin edhe të tjerëve mundësinë për të udhëhequr, është përgjegjësia jonë si nëna që të drejtojmë dhe ushqejmë shpirtin me vullnet të fortë që kanë bijat tona.

Është pikërisht ky “shumë vullnet” që ka bërë të mundur që ne gratë të kemi të drejtën e votës sot dhe na ka dhënë të drejtën për të marrë vendime për trupin tonë. Mos harroni se dhe nuk ka rëndësi se ku ju qëndroni politikisht, respektoni vajzën tuaj që është një lidere. Ajo është po aq e vlefshme sa një djalë “kokëfortë”. /bebja.com/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here