Për përgatitjen e ëmbëlsirës Kek me Çokollatë dhe Fëstëkë ju duhen këta përbërës:

03

  • 50gr Fëstëkë
  • 3 Vezë
  • 90gr Sheqer pluhur
  • 180gr Gjalpë
  • 150gr Sheqer
  • 150gr Miell
  • 10gr Kakao
  • 1 Sheqer vaniljeje
  • ½ qese Tharm ëmbëlsirash
  • 2 lugë Kakao
  • Marmelatë kajsish
  • 30ml rum

Koha e nevojshme për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire është 40 minuta!

Masa: Gjalpi dhe sheqerin i tundni së bashku me mikser duke i shtuar vezët një nga një. Kur të fitoni një masë homogjene i shtoni edhe sheqer vaniljen. Tharmin për ëmbëlsira së bashku me miellin i hidhni mbi masë dhe pasi t’i përzieni me lugë, i shtoni rumin dhe 2 lugë kakao. Masës gjithashtu i shtoni edhe gjysmën e fëstëkëve të shtypur.
Masa tani është e gatshme për furrë në të cilën do qëndroj për 20 minuta në temperaturë 200 gradë.
Pasi ta largoni nga furra kekun e lyeni të tërin me marmelatë kajsish.

Dekorimi: Në një enë i derdhni sheqer pluhurin së bashku me 10 gramë kakao. I përziejmë duke I shtuar pak ujë .Me përbërjen e fituar e lyeni pjesën e sipërme të kekut të pjekur duke i shtuar edhe fëstëkët e mbetur.
E preni kekun në pjesë me trashësi 2cm duke nxjerrë kështu afërisht 15 pjesë keku.

SHPËRNDAJE
ParaAll black në Verë!
PasMish pule me mollë
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here