Katie Williams: Sekreti i trupit është tek balanca

0
35

Aktorja australiane tashmë e famshme në filmin Ninja Warrior, thotë se nuk e dënon veten kur vjen puna tek dieta.

Katie Williams, një ish atlete profesioniste, që ka më shumë se 30 mijë ndjekës në Instagram, thotë se çelësi është balanca.

“Dieta ime nuk është ndonjë mrekulli. Dua të them se kam raportin 70-30 (70% shëndet, 30% trajtim). E dua alkoolin. E dua çokollatën. Filozofia ime në jetë është çdo gjë e moderuar. Për mua bëhet fjalë për balancën”, ka thënë ajo për Body and Soul.

Williams thotë se nuk ushtron presion mbi veten për të qenë perfekte, dhe se kënaqet me atë që shijon.Ajo nxit femrat që të balancojnë ushqimin e shëndetshëm me ushtrimet si dhe të lejojnë veten ndonjëherë dhe të hanë atë që dëshirojnë.

e78ebbe4c1d38b953e175487dab86956“Nëse dua ëmbëlsire, dua të sigurohem që është një ëmbëlsirë e shijshme. Unë ende pi, dal në mbrëmje me pushime”, thotë më tej William. Ajo e di që e rëndësishme është të kesh një balancë dhe të besosh se presioni mbi një femër për tu dobësuar është i pashëndetshëm.  “Nëse do të duash të pish një koktej një mbrëmje, dil për ecje në mëngjes. Kur trupi të kërkon një smoothie jeshil, pije”, shton ajo.

Dieta e Katie
Mëngjesi: Tërshërë me banane dhe boronica
Vezë omletë me perime
Smoothie jeshile me një tas me muesli

Dreka: Salmon dhe perime
Supe me perime
Risoto

Mbrëmja: Pulë dhe patate të ëmbla naço. //tch/

Komento