Katër materiale të cilat nuk do të duhej t’i lani me zbutës

0
2

Të gjithë i duan rrobat të pastra, me aromë dhe të buta, mirëpo disa stofra nuk bën të trajtohen me zbutës. Ja cilat janë ato:

Stofrat me mikrofibra

Nëse i trajtoni me zbutës ngadalë do t’i shkatërroni efektin e tyre dhe do t’i shkurtoni afatin e qëndrimit të fibrave, transmeton Telegrafi.

Rrobat sportive

Shumica e rrobave sportive janë të përshtatura teknologjikisht djersitjes së fortë, domethënë thith djersën nga lëkura dhe ju freskon gjatë aktivitetit fizik. Zbutësi në lë shtresë, e cila pengon në absorbimin e lëngjeve trupore.

Rrobat nga stofrat rezistuese kundërzjarrit

Mos i trajton me zbutës sepse ai ndikon negativisht në cilësinë e tyre rezistencës ndaj zjarrit dhe në këtë mënyrë i bën të djegshme.

Peshqirët

Mu sikur edhe te rrobat sportive, zbutësi në peshqirë lë një shtresë të hollë të “dyllit” për ç’shkak të të cilit më nuk thithë ujin ashtu siç duhet.

//rtk/
SHPËRNDAJE
ParaÇaj pjeshke, pije freskuese
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here