Katër ilaçe farmaceutike që shkatërrojnë shëndetin tuaj në mënyrë të menjëhershme!

0
223

Ilaçet merren për të lehtësuar dhimbjet, parandaluar sëmundjet apo për t’i trajtuar këto të fundit. Kryesisht kanë efekt të menjëhershëm tek pacientët dhe mund të shpëtojnë jetë.

Duhet patur shumë kujdes me ilaçet që merren pa miratimin e mjekut specialist, pra pa recetë. Gjithashtu, duhet theksuar se këto ilaçe mund të përkeqësojnë shëndetin e njeriut, në rastet e kushteve shëndetësore kronike që pacienti shfaq.

Për fat të keq, në shumë raste, ekziston rreziku i varësisë ndaj barnave me recetë; abuzimi i ilaçeve është rritur vazhdimisht, për vite me rradhë. Shumica e barnave me recetë, për kushtet kronike janë të lidhura me mangësitë ushqyese dhe një numër efektesh anësore, që bëhen një betejë e dytë shëndetësore. Më poshtë, ju japim një listë ilaçesh, me të cilat duhet treguar kujdes!

Nexium, Prevacid dhe Prilosec

Këto ilaçe, ndër të tjera, shkaktojnë sëmundjet e mëlçisë, ataket kardiake, kapsllëk kronik, shqetësime në tretjen e ushqimit, refluks, nivel të lartë të magnezit dhe aciditet të lartë në stomak.

Prednisone

Prednisone është një ilaç që përdoret për kushtet autoimune të tilla si artriti reumatoid, lupus, dhe koliti ulcerativ. Ajo stimulon reagimin e imunitetit dhe nxit trupin që të sulmojë vetveten, por në të njëjtën kohë kompromenton sistemin tuaj imunitar dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, të buta dhe serioze.

Përdorimi afatgjatë është shoqëruar me plagë, ndryshime në yndyrë të trupit në vende të caktuara (fytyrë, qafë dhe bel), puçrra fytyre dhe menstruacione të komplikuara. Efektet anësore gjithashtu përfshijnë pagjumësi, probleme të humorit, dhimbje koke dhe marramendje.

Statins

Të përshkruara për menaxhimin e niveleve të larta të kolesterolit, statinat janë ndër medikamentet më të zakonshme të marra nga të rriturit. Bëhet fjalë për këto ilaçe: Crestor, Zocor, Lipitor, Livalo, Mevacor dhe Pravachol. Në një kohë afatshkurtër, efektet anësore mund të përfshijnë dhimbje koke, pagjumësi, dhimbje muskulore, gazra, diarre dhe skuqje të lëkurës në zona të caktuara.

Përdorimi për një kohë të gjatë i tyre është i lidhur me një defiçit të koenzimës Q10 dhe vitaminës K2, rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe diabetit dhe mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Ilaçet kundër depresionit

1 në 10 amerikanë mbi moshën 12 vjeç marrin antidepresantë. Dhe 60% e atyre njerëzve kanë marrë antidepresantë për më shumë se dy vjet rresht. Për fat të keq, efektet e tyre anësore janë të shumta; ato përfshijnë: shtim në peshë, dëshirë seksuale të ulët, probleme me gjumin, kapsllëk, nervozizëm dhe ankth.

Ajo që ju sugjerojmë është të mos merrni kurrë ilaçe të tilla, pa recetën e mjekut, pa diagnostifikuar sëmundjen, si dhe pa u bindur për efektet anësore të tyre!//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here