Ju nuk e dinit, por kontraceptivët përdoren për disa arsye më të forta se parandalimi i shtatzënisë!

0
3

Kontraceptivët janë jetësore për shëndetin. I jep njerëzve mundësinë të planifikojnë  të ardhmen dhe familjet e tyre. 87% e të rriturve mendojnë se kjo e fundit është një nga vendimet më të rëndësishme që marrin në jetë.

Po një shifër e përafërt mendon se kontraceptivët janë bazikë për shëndetin e gruas. Arsyeja është sepse kontraceptivët nuk përdoren vetëm për kontrollin e shtatzënisë, por njihen si mjekime për shumë çrregullime qofshin këto hormonale ose jo.

Një vëzhgim i bërë nga revista Seventeen zbuloi se 57% e vajzave të moshës 15-18 vjeç (dhe 77% e 15 vjeçareve)  merrnin rregullisht kontraceptivë për arsye të tjera që nuk kishin të bënin me kontrollin e lindjes.

Endometriosa -Endometriosa është një sëmundje që shkakton dhimbje të padurueshme të barkut përpara dhe gjatë ciklit menstual. Përveç dhimbjeve, endometriosa shkakton edhe lëvizje të parregullta të zorrevë dhe infertilitet. Kontraceptivët janë mjekimi i parë i sugjeruar për trajtimin e endometriosës nga e cila vuajnë 1 në 10 vajza. Edhe nëse nuk femrat nuk diagnostikohen me të, kontraceptivët nënshkruhen sërish nga mjekët për lehtësimin e dhimbjeve dhe rregullimin e simptomave të tjera para menstruacuioneve.

Aknet – Shumë adoleshentë nisin trajtimin me kontraceptivë për të pastruar fytyrën nga aknet. Këto pilula konsiderohen shumë më efektive në kurimin e akneve sesa antibiotikët. Kontraceptivët ngadalësojnë prodhimin e sebumit, – yndyra që shkakton aknet, – dhe estrogjeni me progestinin në përmbajtjen e saj parandalojnë shpërthimin e akneve të reja.

Rregullimi i ciklit – Të gjithë njohim një vajzë me ciklin menstrual të çrregullt (ose e kemi vetë këtë problem). Ndaj lind nevoja e trajtimit për ta kthyer në normat e duhura. Kontraceptivët njihen edhe rregullatorë të mirë të ciklit, ndaj një pjesë e madhe e vajzave e përdorin për këtë arsye. Gjithashtu, nëse prisni menstruacionet gjatë datave që do të shkoni në plazh, mund të konsultoheni me mjekun dhe ta kaloni me anë të kontraceptivëve. Mjeku do t’ju thotë gjithashtu që nuk përbën problem nëse e kaloni cilkin 1 muaj.

Parandalimi i kancerit – Për një kohë të gjatë studimet kanë sugjeruar se pilulat kanë ulur rrezikun e kancerit të mitrës dhe së fundmi edhe të qafës së mitrës. Është ende herët për të dalë në përfundimin që kontraceptivët e parandalojnë kancerin, por e ardhmja duket mjaft premtuese.

Kontrolli i lindjes –Sigurisht që edhe planifikimi i fëmijëve dhe familjes ka rëndësinë e saj. Edhe nëse është kjo arsyeja e përdorimit të prezervativëve, nuk është turp ta pranosh.

/lajmi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here