Ju bëhen flokët në ditë të caktuara me yndyrë? Ja ç’po ndodh me ju

0
54

Cikli menstrual shoqërohet me një sërë shqetësimesh të tilla si dhimbje, dëshirë  e madhe për të ngrënë, shfaqjen e puçrave në fytyrë etj. Krahas këtyre, mund të evidentoni edhe një ndryshim tjetër disa ditë para ose gjatë ciklit menstrual. Flokët të vajisur…

Sa prej jush e kanë menduar se vajisja e flokëve këto ditë ndodh pikërisht për shkak të ciklit menstrual?Girl-Greasy-Hair-Sad
Flokët e yndyrosur gjatë kësaj kohe ndodhin si rezultat i nivelit të lartë të testosteronit, i cili nxit prodhimin e vajit në flokët tuaj, veçanërisht gjatë ciklit menstrual.
“ Në thelb, lëkura juaj e kokës me vaj ndodh për shkak të luhatjeve hormonale,”thotë Dr. Gervaisi Gerstner, dermatolog i L’Oréal Paris.
Ai shtoi se menstruacionet në thelb shkaktohen nga rritja e prodhimit të estrogjenit dhe progesteronit, të cilët përkeqësojnë lëkurën tuaj. Por, kjo nuk ka vetëm anën negative. Kjo, për faktin se femrat të cilat kanë lëkurë të thatë e kanë të domosdoshme prodhimin  e këtij vaji, duke u dhënë atyrë një shkëlqim të bukur të flokëve.
Ndaj, ju duhet ta falenderoni këtë periudhë , pavarësisht parehative që shkakton. Kështu, shmangeni prekjen e flokëve gjatë kësaj kohe, sepse kështu minimizoni edhe larjen e tyre të shpeshtë.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here