Joga asana për ekuilibër fizik dhe emocional: pozita në një këmbë!

0
1

Është ky ushtrim i shkëlqyeshëm dhe praktikohet në secilin stil të jogës. Ky variacion në një këmbë (Eka Pada Uttanasana) balancon tërë sistemin nervor.

Joga asana, është një zgjedhje e shëndoshë ku fizikja shkrihet me psikiken, ku meditimi bëhet proces i kënaqshëm dhe i domosdoshme në fillim apo fund të çdo dite, ku gjatë procesit të frymëmarrjes lirohen mendimet e panevojshme dhe toksike, transmeton Telegrafi.

Si bëhet: Qëndroni vertikalisht, stabil. Merrni frymë normalisht, kalojeni peshën në këmbën e djathtë, të majtën ngrijeni ngadalë dhe shtrijeni shputën e majtë në kofshën e djathtë.

Shikoni në një pikë dhe ashtu mbani ekuilibrin. Bashkoni shuplakat në nivel të kraharorit, ndieni zemrën tuaj, hapuni dashurisë e cila rrymon nëpër trupin tuaj, përkuluni përpara dhe qëndroni në atë pozitë, pastaj provoni edhe pak më poshtë, derisa shpina të jetë në nivel dhe paralel me dyshemenë.

Ndërroni këmbën: Mund të bëni dyfish më shumë përsëritje me këmbën më të dobët dhe më jostabile.

Cilat janë dobitë e këtij ushtrimi:Ky ushtrim balancon sistemin nervor, përmirëson përqendrimin, forcon muskujt e këmbëve dhe të shputave. Zhvillon ndjenjën e balancimit fizik dhe emocional. /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here