- 2 vezë
- 1 gotë qumësht i vakët
- 1 gotë ujë të vakët
- 1 gotë vaj vegjetal
- 1 maje
- 1,5 lugë të gjellës kripë
- 3 lugë të gjellës sheqer pluhur
- miell
Hapat
Qumështin e vakët, ujin e vakët, sheqer pluhurin dhe majën e derdhim në një enë të thellë.
Glazurën e lëni rreth 10 minuta në pritje, pastaj ia shtoni vajin vegjetal, kripën dhe miellin dalë nga dalë.
Do ta përfitoni një brumë të butë, të cilën e lëni në pritje rreth 30 minuta për tu fryer në temperaturë të dhomës.
Pasi fillon të fryhet brumi e ndani në copa të vogla, e bëni role dhe ia japni formën e bistekut.
Kiflet e formuara i lëni në pritje rreth 15 minuta, pas pritjës i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 10-15 minuta.
Ju bëftë mirë!