Ja si të bëni një KONDICIONER AJRI në shtëpi vetëm me SHISHE TË PLASTIKËS

0
231

Me stinën e verës afër edhe moti është duke u nxehë dita ditës dhe po bëhet i padurueshëm.

Por, ka shumë vende anë e mbanë botës që përjetojnë mot të nxehtë për thuajse të gjithë vitin dhe shumica e atyre njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë të blesh apo të përdorësh kondicioner ajri.

Fatmirësisht, një projekt i quajtur Eco-Cooler është duke ndihmuar shumë njerëz të freskohen edhe kur nuk kanë elektricitet. Krejt çfarë ju duhet për ta arritur këtë, janë disa shishe të plastikës dhe një karton i madh. Ky ndërtim i thjesht veçse është aplikuar në më shumë se 25,000 shtëpi në Bangladesh.

Fillimisht duhet të bëni disa vrima në kartonin e madh. Vrimat duhet të jenë aq të gjera për qafen apo grykën e një shisheje të zakonshme të plastikës.1-79

Pastaj duhet t’i preni shishet në dysh. Majën e kapakut të shishes e preni me gërshërë2-44Pastaj e vendosni gjysmën e shishes në vrimat e kartonit, si në foto.2476555-jhg-650-1466055238-780x439

Kartonin e vendosni në dritare, ndërsa qafat apo grykat e shisheve duhet të jenë të drejtuara kah shtëpia.4-32A e keni vërejtur ndonjëherë se kur merrni frymë nga një kashtë, ajri që vjen nga ana tjetër është më i ftohët? E njëjta gjë ndodhë edhe këtu. Ajri i nxehtë futet në shishe dhe për shkak se i duhet të kaloj përmes qafës e cila bëhet më e ngushtë, ajri del më i ftohët në anën tjetër.

Ndryshimi në temperaturë është vetëm pesë gradë, por në shtetet me temperatura të larta kjo padyshim që bën ndryshim. /telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here