Ja kush i lufton viruset ‘vrasëse’

0
36

Efekti vdekjeprurës i viruseve të caktuara, si Ebola ose H5N1, mund të ndërpritet nga një molekulë e veçantë që gjendet në sipërfaqen e tyre.

Zbulimi vjen nga studiues të Universitetit të Milanos-Bicocca, botuar në revistën shkencore “Nature”.virus1

Në veçanti, sipas Ansa.it, shkencëtarët janë përqendruar në një receptor të quajtur TLR4, e cila është e rëndësishme për përhapjen e virusit. Një molekulë sintetike FP7, është krijuar në laborator. Ajo është në gjendje të bllokojë receptorin TLR4. “Në këtë mënyrë, – shpjegojnë studiuesit, – është e mundur të luftohet efekti vdekjeprurës i virusit”. “Ky studim, – thotë Francesco Peri, profesor i Kimisë Organike në Bicocca, është një konfirmim i rëndësishëm për faktin se molekulat që bllokojnë receptorin TLR4 te njerëzit janë gjithashtu në gjendje të bllokojnë virusin vdekjeprurës”.
Virus-Hd-Desktop-Wallpaper

Nëse bllokohet ky proces, në mënyrë të veçantë duke penguar aktivizimin e TLR4, i jep kohë trupit për të reaguar. Shkencëtarët tashmë janë duke planifikuar për ta përfunduar studimin e këtyre molekulave dhe të patentojnë barnat e reja që janë në gjendje të luftojnë këto viruse.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here