Ja cilat sëmundje i shëron konsumimi i arrës

0
922

Arra është një afrodiziak natyral e cila përmban vitamina B1 dhe B2. Trupit tonë i japin energji trupit dhe elemente vitale që janë të domosdoshme për zhvillimin e gjëndrave seksuale. Arrat po ashtu janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin normal seksual dhe funksionimin e prostatës.

Arra ka aktivitet të zgjeruar në kombinim me mjaltë, e cila është gjithashtu e pasur me vlera ushqyese të rëndësishme për shëndetin riprodhues mashkullor. Është dëshmuar se nuk ka përgatitje farmaceutike që mund të matet me efikasitetin e këtij kombinimi. Po ashtu, kombinimi ara dhe mjalti janë shumë të mira për uljen e presionit të lartë të gjakut dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës.

Kombinimi kundër anemisë: Nëse jeni anemik ose ndiheni të lodhur, kjo përzierje mund të ju ndihmojë. Përzieni një gjysmë kile mjaltë nga livadhi, një gjysmë kile arra të bluara dhe një limon. Të gjitha këto vendosni në një enë dhe i përzieni mirë. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje çdo 3-4 orë.

auto_are1450800857

Arrat jeshile për gjëndra tiroide: Arrat e porsaformuara jeshile janë të pasura me komponentët kryesorë për ndërtimin e hormoneve tiroide, me jod dhe tiroksinë. Në studimet klinike është konfirmuar se vaji i arrës së gjelbër në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelin e tiroksinës.

Arrat jeshile janë gjithashtu të përshtatshme për trajtimin e hipotiroidizmit (një gjendje në të cilën gjëndrat tiroide nuk prodhojnë hormone të mjaftueshme) në mënyrë natyrale. Përzieni arrat jeshile të bluara me mjaltë dhe lëreni të qëndrojnë për 30 ditë në një vend ku nuk ka shumë ndriçim. Merrni një lugë çaji të kësaj përzierje për çdo ditë.

Qumështi i arrës kundër ulcerës: Qumështi i arrës përshpejton shërimin e ulcerës gastrike. Për të përgatitur përbërjen, përzieni 20 gramë arra të bluara me dy decilitra ujë të valë. Tundeni masën mirë dhe i shtoni një lugë gjelle mjaltë. Para çdo racioni, merrni 5-6 lugë çaji nga kjo përbërje.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here