Ilaçi antigripal i krijon haluçinacione, 6-vjeçarja tenton të hidhet nga ballkoni…

0
1

Një vajzë 6-vjeçare në Texas ka pasur efekte anësore nga ilaçi gripal “Tamiflu” (një markë ilaçi antigripal i cili parandalon infeksionet si dhe virozat A dhe B.)

Familja e vajzës, e cila preferon të mbetet anonime i ka dhënë vogëlushes “Tamiflu” për të stabilizuar gjendjen gripale por rezultati nuk ka qenë aspak i mirë. Pasi ilaçi i ka krijuar haluçinacione, vogëlushja është larguar nga shkolla dhe ka tentuar të lëndojë veten.

“Dritarja e dhomës së saj ishte e hapur, ajo ka hipur mbi tavolinë dhe ishte gati të hidhej nga dritarja, kur bashkëshortja e pa dhe e zbriti menjëherë që aty”- ka thënë babai i vajzës.

Pasi e çuan vogëlushen në spital, prindërit konstatuan se ky ilaç kishte efekte anësore në sistemin nervor. Sipas mjekëve, ky efekt anësor është i shkruajtur në fletën e të dhënave të ilaçit dhe mund të prekë më pak se 1% të njerëzve. Por pavarësisht se shkruhej në fletë prindërit kanë thënë se do të ishte mirë që ky efekt të ishte shpjeguar nga mjekët para përdorimit.

Pas këtij rasti ka reaguar Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA), e cila ka shpjeguar këtë situatë, duke thënë:

“Fëmijët dhe adoleshentët në gjendje gripi mund të kenë rrezik për sjellje jo normale pasi konsumojnë “Tamiflu”. Jo gjithmonë ka efekte anësore, por njerëzit që trajtohen me këtë medikament duhet të qëndrojnë në kujdesin e mjekëve nëse shfaqin shenja të një sjelljeje të pazakontë.”

/Blitz/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here