I vdes djali 10 muajsh në spital, madhështore çka bën kjo nënë për fëmijët e tjerë (Foto)

0
85

Një nënë nga Omaha, Nebraska në Shtetet e Bashkauara të Amerikës ka mahnitur të gjithë me gjestin e saj humanitar pasi i ka vdekur djali 10 muajsh në një qendër mjekësore atje.

Demi Frandsen lindi djalin e saj dy muaj para kohe, dhe edhe pse u mjekua për 10 muaj Leo nuk arriti të jetoj pasi kishte sëmundjen gastroschisis, dhe organet e trupit të tij ishin të ekspozuara jashtë. Demi gjatë këtyre 10 muajve sa e kishte djalin gjallë vazhdimisht ka dhuruar qumësht për fëmijët që kishin nevojë aty, por edhe pas vdekjes ajo nuk ndaloi.

“Ai ia vlejti që dhurova qumësht sa e kisha Leon tim gjallë? Ju mund të më pyesni po tani a ia vlen që po dhuroj prapë! Po, ia ka vlejtur. Edhe pse im bir nuk jetoi shumë gjatë ajo periudhë ishte më e mira e jetës sime, dhe kjo që po bëj tani është një kontribut i vogël nga ana ime”, është shprehur Demi, nëna e Leos.

Në Amerikë është rritur kjo dukuri, ku shumë nëna vullnetare dhurojnë qumështin e tyre për fëmijët  e shtruar në spital. Disa e dhurojnë për bamirësi e disa të tjera e shesin atë. Sipas një raporti të “Wired”, disa nëna janë duke shitur qumështin e tyre në internet për 5-10 dollarë.breastmilk-676x400

Donacionet e qumështit të gjirit janë gjithmonë në rritje. Në mars, Arizona hapi qendrën e parë të dhurimit të qumështit në Tuscon. Banka Qumështore e Nënës ka listuar më shumë se 50 vende të dhurimit në 12 shtete. Bankat vazhdimisht ofrojnë “më shumë qumësht për NICUs se çdo bankë tjetër qumështore jofitimprurëse në Amerikën e Veriut”.//metro/

Komento