Huffington Post: Rakija, lakrori dhe tullumbat, ushqimet tradicionale maqedonase si “një pasuri e fshehur”

0
36

Ushqimi i Maqedonisë është pasuri e fshehur dhe meriton vëmendje më të madhe. Ky është titulli i një shkrimi të publikuar nga Lishai Kaufer, konsulente PR për ushqim dhe pije, në “Huffington Post”.

Ushqime të tilla si rakija, trofta e mbushur e Ohrit, fasulet në tavë, sarma, lakrori dhe tullumbat, sipas saj janë “specialitete” maqedonase të cilat Kaufer i thekson në blog, duke i kualifikuar si “ushqim i cili do të bisedojë me stomakun tuaj dhe do të jetë këngë për shpirtin tuaj”.2017-01-20-1484912794-8006812-canstockphoto38240729-thumb

Nga e kanë origjinën?
Në fakt janë maqedonase, shqiptare apo çfarë origjine kanë këto gatime? Çfarë mendimi kanë ekspertët e gastronomisë shqiptare? E pyetur, Dhurata Thanasi, e restorantit “Luga e Argjendtë” shprehet se këto gatime janë tradicionale ballkanase, me ndikim osman.
Shumë prej rajoneve të Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria, i kanë përgatitur dhe i konsiderojnë si pjesë të kulturës së tyre ndër vite, por disa teknika përgatitjeje, mund të jenë të ndryshme. Sipas Dhurata Thanasit, kuzhina shqiptare ashtu si edhe kuzhina maqedonase është ndikuar nga kulturat e tjera dhe konkretisht nga ajo osmane.2017-01-18-1484740010-7856752-Zelnik-thumbUshqimet maqedonase
Për Kauferin, si respektuese e pasionuar e kuzhinës dhe person me përvojë shumëvjeçare në gastronomi, ushqimet nga Maqedonia janë, siç thotë, një nga më të preferuarat në botë. Ajo thotë se “Britania e Madhe është e stërmbushur me kënaqësi kulinare nga e gjithë bota, por nëse i pyesni njerëzit se çfarë do t`ju ofronin për darkë, me siguri do t`ju përgatisin ushqime me brumëra, pica, apo hamburger”.

Ushqimi nga Maqedonia, sipas blogeres, është nën ndikimin e Mesdheut dhe Lindjes së Afërt, i begatuar me shije dhe shumëllojshmëri, por njëkohësisht është modest.
2017-01-20-1484912998-6889941-canstockphoto38673485-thumb
“Shumë receta janë përgatitur në të njejtën mënyrë me shekuj, janë mbartur nga gjenerata në gjerenatë përmes zakoneve dhe fshehtësive të vjetra të cilët sot i kemi lehtë dhe menjëherë të kapshme”, – thotë blogerja, Kaufer.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here