Hithrat ilaçi për pastrimin e gjakut

0
566

Shurupi tradicional nga hithrat përdoret për pastrimin e gjakut, por është i shijshëm edhe si pije freskuese, nëse e përzieni me ujë mineral dhe me pak akull. Ky lëng është i mirë edhe kundër reumës dhe artritit, e ngase hithrat përmbajnë shumë hekur, përdoret edhe kundër anemisë, transmeton Syri shkrimin. E konsumojnë edhe ata që kanë probleme me astmë dhe lëkurë. Po ashtu, besohet se parandalon problemet respiratore dhe problemet urinale, por edhe humbjen e flokëve.

Ju sjellim dy receta, njëra shumë e thjeshtë e tjetra në kombinim me limon dhe mjaltë!sage-honey-cough-syrup

Përbërësit: 1 kg gjethe të hithrave, 2,5 litra ujë dhe ndonjë ëmbëlsues sipas dëshirës (provoni sheqer të vrugët). Pastroni gjethet e hithrave, i futni në ujë dhe i zieni në një temperaturë mesatare për një orë, duke shtuar ujë gjatë zierjes. Shurupin e fituar e vendosni në shishe prej qelqi dhe e mbyllni mirë.

Shurupi i dytë: hithra, mjaltë dhe limon!

Përgatitja: rreth 400 gram gjethe të freskëta të hithrave, lëng nga 6 limonë, ëmbëlsues sipas dëshirës, 5 lugë mjaltë dhe 1 litër ujë. Hithrat i pastroni dhe copëtoni. Ujin e vendosni në një enë dhe shtoni ëmbëlsues, sheqer të vrugtë. E përzieni kohë pas kohe. Hithrat i vendosni në enë prej qeramike dhe përzieni me shurupin me sheqer. E mbuloni dhe e lini për 10 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Ndani hithrat nga lëngu, nëse dëshironi mund ta kulloni. Shurupin e vendosni në shishe të pastra, i mbyllni dhe i lini në vend të ftohtë dhe të errët.

limon-magdanozVetitë shëruese të shurupeve:
• Përmirëson sistemin imun;
• Zbut simptomat e artritit;
• Ndihmon në largimin e acideve urinare nga nyjat;
• Ndihmon në funksionimin e gjëndrave të veshkave;
• Forcon fetusin te shtatzënat;
• Shkatërron parazitët në zorrë;
• Ndihmon funksionimin e gjëndrave mbrojtëse, mëlçinë;
• Përmirëson qumështin te nënat që ushqejnë me gji;
• Zbut simptomat e menopauzës;
• Zbut ngërçet menstruale dhe fryrjet;
• Ndihmon në thyerjen e gurëve në veshka;
• Ndihmon te sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, te astma, parandalon gjakderdhjet, ul rrezikun nga kanceri i prostatës
• Pakëson mundimet;
• Ftohjet. /telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here