Hiqni qafe stresin për vetëm një minutë!

0
34

Qetësia dhe relaksimi pas një dite stresuese mund të arrihen pas vetëm një minute. 

Krejt çfarë duhet të bëni është të vendoseni në pozitën për joga.

Ngrini këmbët në ajër, për mur, dhe kjo është pozita e preferuar e shumë mësuesve të jogës. Kjo pozitë njihet për shërimin e pothuajse çdo gjëje, sepse pakëson stresin e pozitivisht ndikon edhe në pagjumësinë dhe këmbët e lodhura.

Trupi që është i mbushur me stres dhe mendime të ndryshme, në këtë pozitë do të relaksohet e ju do të vini në vete. Pra, krejt çfarë duhet të bëni është t’i mbështeteni murit, t’i ngrini këmbët lart dhe të merrni frymë thellë.

Gjaku do të kthehet në pjesën e sipërme të trupit dhe pas vetëm një minute do të jeni si të rinj. Preferohet që nëse mundni, në këtë pozitë të qëndroni nga pesë deri në dhjetë minuta. /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here