Harubi – Diamanti i rivierës Shqiptare

0
1

Kur e sheh për herë të parë nuk ta mbush syrin. Kjo lëvore e thatë me ngjyrë kafe të errët me fara të forta si guri nuk duket aspak e ngrënshme.

Në Shqipëri e njohim si xhixhibanoz, kecibanoz, cicibun, sqillo, por në këtë artikull do t’i referohemi si Harub.

Kur vjen puna tek emërtimet, njerëzit hezitojnë ta quajnë frut, por me siguri nuk bëhet fjalë për perime.

Zakonisht Harubi njihet si bishtajore krejt e çuditshme, madje cilësohet si produkti ushqimor më i veçantë natyror.

Në pamje të parë, Harubi nuk të ngjall oreks edhe pse është një nga prodhimet më të çuditshme të Mesdheut. Por thellë thellë, shprehja popullore “mos i shiko gunën, por punën” vlen më së miri për Harubin.

Emri “Harub” tingëllon shumë ekzotik dhe i një bote të largët. Por ajo që konsumatori shqiptar nuk e di është që bima e harubit që mban emrin botanik të “ceratonia siliqua” gjendet me bollëk në shumë zona të Shqipërisë si në Llogara ose në ishullin e Sazanit.

Pemët e xhixhibanozit janë shumë të rralla dhe plot vlerë. Ato përbëjnë një karakteristikë të veçantë të rivierës sonë.

Ngrënia e Harubit mund të transformohet në një eksperiencë çuditërisht fiksuese dhe të jep varësi për ta provuar sërish.

Farat e Harubit janë të forta. Ato nuk kanë tendencën të bymehen falë lagështirës ose të thahen më tej. Për shkak të rezistencës së lartë, farat e Harubit ruajnë të njëjtën peshë.

Shpesh ato janë përdorur si gurë peshe për të peshuar produkte të çmuara si floriri apo xhevahirë. Fjala “karat” që mat cilësinë e gurëve të çmuar dhe diamantëve, por edhe tregon pastërtinë e tyre vjen nga fjala “Harub.”

Vlerat e Harubit

Ruan nivelin e sheqerit në gjak

Harubi ndihmon në ruajtjen e sheqerit në gjak në nivele normale sepse është i pasur me fibër.

Farat kanë në përmbajtjen e tyre një substancë të ngjitshme që njihet si tragasol. Ky i fundit stabilizon dhe ofron trashësinë e nevojshme në salca sallatash, djathë, etj.

Ul kolesterolin

Falë nivelit të lartë të antioksidantëve, Harubi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në trup. Këto antioksidantë ndihmojnë me largimin e acidit nga stomaku dhe të kolesterolit nëpërmjet proçesit të sekretimit.

Përmirëson shëndetin e sistemit tretës. Harubi është i pasur me vitamina E, B, B1, vitaminë A dhe D2.

Ai është i pasur me kalium dhe magnez, pa përmendur këtu faktin që mund të përdoret pa problem nga njerëzit që kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit, pasi futet në listën e produkteve pa gluten.

Ndihmon me menazhimin e peshës

Harubi është mirëbërës në ringritjen e niveleve natyrale të energjisë, e cila rrjedhimisht sjell rënie në peshë.

Lufton osteoporozën dhe poliomielitin

Sasia e lartë e fosforit, kalciumit dhe acidit galik tek Harubi ndihmon në kurimin e osteoporozës dhe poliomelitit.

Kjo është arsyeja përse Harubi këshillohet për fëmijë të ekspozuar ose që vuajnë nga poliomeliti.

Lufton gripin dhe virozat e stinës

Harubi është i pasur me vitaminë E, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që ndihmojnë në trajtimin e një sërë sëmundjeve, veçanërisht virozat stinore dhe gripin.

Acidi galik që gjendet tek Harubi ka vlera anti-bakteriale, anti-septike dhe anti-alergjike. Harubi trajton edhe simptoma të tjera si anemia dhe kolla.

Harubi nuk ka kafeinë, që e bën zëvëndësuesin perfekt të çokollatës. Ai është shumë i mirë për të luftuar tensionin e lartë të gjakut.

Në krahasim me çokollatën, Harubi nuk ka theobrominë, një toksinë nervore dhe as kafeinë që rrit tensionin e gjakut. Harubi përmban gjysmën e kalorive që gjenden tek çokollata dhe pothuaj të njëjtën sasi yndyre që gjendet tek ajo.

Një kafshatë Harub

Pudingu me harub është një recetë që vjen nga Malet Taurus. Hidhni gjashtë lugë niseshte në pak ujë. Trazojeni mirë në mënyrë që shkrirja të jetë e njëjtrajtshme. Shtoni më tepër ujë në mënyrë që sasia e hedhur të jetë katër filxhanë. Shtoni dy filxhanë me shurup harubi. Përzijeni me katër lugë me sheqer. E gjithë masa duhet të zihet në një tenxhere.

Duhet ta përzieni vazhdimisht deri në momentin kur masa trashet dhe nis të lëshojë bulëza. Vazhdoni ta përzieni për 5 minuta të tjera. Hidheni masën në një enë qelqi. Lereni të ftohtet dhe futeni në frigorifer. Kur të jetë ftohur mjaftueshëm hidheni në forma të ndryshme gatimi. Hidhini sipër arra të shtypura dhe servireni./AgroWeb.org

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here