Hani mëngjes nëse doni të dobësoheni

0
124

Dietat e gabuara dhe afatshkurtra për të hyrë më në formë janë më të dëmshme dhe bëhen shkak për shëndoshje më vonë, thonë dietologët.

Kurse, ata persona që nuk hanë mëngjes e kanë të vështirë të dobësohen, sepse metabolizmi nuk hyn në punë dhe si rrjedhojë nuk përshpejtohet. Mirëpo, është e kundërta nëse personi do të hante mëngjesin, do të zotëronte një metabolizëm më të shpejtë dhe nuk do të hante shumë kur të vinte koha e drekës. Nëse qëndron i uritur deri në darkë, atëherë do të konsumojë më shumë ushqim me një metabolizëm të ngadalësuar. Konsumimi i rregullt i mëngjesit ndikon në përshpejtimin e metabolizmit dhe e ndihmon personin të dobësohet më shpejt.

E rëndësishme është që njeriu të konsumojë pak dhe shpesh çdo 2-2.5 orë. Në këtë mënyrë do ta kuptojë vetë se ka konsumuar pak ushqim. Edhe konsumimi i ujit ndihmon në shpëtimin nga yndyrat e tepërta. 2-3 litra ujë në ditë ndikon në pastrimin e trupit nga yndyrat.

Gjatë procesit të dobësimit personi duhet të tregohet i duruar dhe të mos harrojë se çdokush mund të dobësohet. Bukën nuk duhet ta nxirrni jashtë jetës suaj, sepse moskonsumimi i bukës gjatë vakteve ndikon negativisht në dobësim. Nëse personi nuk konsumon bukë të zezë në një vakt, atëherë sheqeri në gjak nuk do të ekuilibrohet dhe si rrjedhojë ai do të ndihet i uritur pas një ore. Këto janë disa këshilla për të gjithë ata që e kanë në plan të dobësohen dhe të cilat natyrisht nuk duhet t’i lini anash.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here